Flash News

KRYESORE

Raportet Meta-Rama, shenjat se çfarë pritet të ndodhë mes Kryeminsitrit dhe Presidentit

Raportet Meta-Rama, shenjat se çfarë pritet të ndodhë mes

Raportet mes kryeminsitrave dhe Presidentëve kanë qenë një histori më vete në politikën shqiptare. Tashmë në këto dy poste janë dy ish-aleat, të dy të majtë, por që në fushatën e fundit, aso kohe Presidenti ishte i zgjedhur por jo i betuar, raportet mes tyre u lëkundën jo pak.

Raportet mes Ramës dhe Metës, i pari si kryeministër dhe i dyti si President nisën me vrull ku kreu i shtetit dekretoi pa asnjë vonesë emrat e rinj të qeverisë duke lënë të kuptohet se bashkëpunimi mes institucioneve nuk do të sillte vonesa proceduriale.

Por zhvillimet e ditëve të fundit duket se po japin sinjalin se raportet mes tyre nuk kanë për të qenë më të mirat.

Dorëheqja e kreut të SHISH, Visho Ajazi duket se ka riktheyer edhe një herë në skenë përplasjet mes dy institucioneve. Kreu i shtetit ka firmosur  dekretin e dorheqjes së Ajazit ndërkohë që Rama i ka dorëzuar mbi tryezë emrin e drejtuesit të ri të Shërbimit Informativ. Por ajo që nuk dihet ende është hezitimi i Metës për të dekretuar emrin e ri që i është propozuar nga ana e kreut të qeverisë.

A do të jetë zgjedhja e kreut të SHISH pika që do të shënojë përplasjen e parë mes Ramës dhe Metës? Kjo mbetet për t’u parë por ajo që dihet me siguri është se kreu i SHISH duket të zgjidhet me konsensusin e të dyjëve pasi Kushtetuta e parashikon një gjë të tillë.

Të fundit