Flash News

KRYESORE

Raportet PS-LSI, nga marrëveshja e bujshme në Shkodër tek këpuca dhe Eleonora

Raportet PS-LSI, nga marrëveshja e bujshme në Shkodër tek

Në prill të 2013-ës, Edi Rama dhe Ilir Meta do të nënshkruanin një marrëveshje së bashku duke premtuar nisjen e një ere të re në raportet mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Marrëveshja u firmos në Shkodër dhe organizatorët kishin planifikuar një ceremoni entuziaste e cila do të bënte të harroheshin deklaratat që Rama dhe Meta i kishin adresuar njëri-tjetrit për disa vite.

Nga 2013-ta deri në qershor të 2017-ës PS dhe LSI qeverisën së bashku duke arritur ta mbyllnin një mandat qeverisës pavarësisht disa lëkundjeve.

Por që prej qershorit të këtij viti raportet mes socialistëve dhe LSI-së janë përmbysur. Situata është tensionuar edhe më tej aq sa kryeministri Rama dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi kanë kaluar edhe në fyerje personale mes tyre.

Në intervistën në ‘Top Story’, Rama tha se Kryemadhi nuk mund të merret seriozisht ndërkohë që për LSI-në Rama e cilësoi si një këpucë që vishet sipas stinës. Ndërkohë ditën e sotme, kryeministri u shpreh se “Monika më shumë më kujton Eleonorën e Selitës”.

Pas këtyre deklaratave të bëra nga Rama, të enjten në ‘Top Story dhe sot në takimin me gazetarët, kanë ardhur edhe reagimet nga LSI. “Eleonora që ai përmend (ndjesë pastë) ndoshta i kujton lexueset e filxhanëve, që i mbante dikur në bashki e sot në zyrat e kryeministrisë. Siç duket as detox-i dhe as botox-i i Neë Yorkut nuk e kanë ndihmuar të kthjellojë logjikën dhe arsyen, për të kuptuar se e keqja e madhe e Shqipërisë është ai dhe bandat që e drejtojnë”, shkruante ndër të tjerash Kryemadhi duke ju përgjigjur Ramës. Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar të LSI-së shkon edhe më tej në reagimin e tij për kryeminsitrin ku thotë se “qentë e plakur e te tredhur nga matufepsja i lehin vetes dhe pastaj germojne kazanet e plehrave per te gjetur ndonje kocke apo kafshite ushqim”./Politiko.al

 

 

Të fundit