Flash News

KRYESORE

Raporti i agjensive amerikane kundërshton Trump për ndryshimet klimatike

Raporti i agjensive amerikane kundërshton Trump për ndryshimet

Një raport i hartuar nga 13 agjensi federale në SHBA, flet për ndryshimet klimatike dhe rritjen e temperaturave, të cilat do të varen shumë nga çlirimet e gazrave në ajër në të ardhmen.

Raporti i hartuar pritet të miratohet nga administrata e presidentit Trump, edhe pse kreu i Shtëpisë së Bardhë bie në kontraditë me këtë raport, pasi ai ka deklaruar se ndikimi i njeriut në ndryshimet klimatike është i papërfillshëm.

Temperaturat mesatare në SHBA janë rritur ndjeshëm në dekadat e fundit, duke prekur nivelin më të lartë në 1500 vjet, thuhet në raport. Drafti është pjesë e një vlerësimi kombëtar mbi klimën, i cili bëhet çdo katër vjet dhe është i çertefikuar nga Akademia Kombetare e Shkencave.

Të fundit