Flash News

KRYESORE

Raporti i Eurostat: Rreth 35 mijë shqiptarë, kërkesa për azil në vendet e BE-së

Shqipëria vazhdon të ketë numër të lartë të kërkesave për azil në vendet e Bashkimit Evropian. Sipas të dhënave të Eurostat, vendi ynë renditet në vendin e gjashtë ndër 31 vendet për të cilët është hartuar raporti. Megjithatë ndryshe nga viti i shkuar, ka një tendencë në rënie me rreth 1 mijë persona të azilkërkimeve. Kështu sa i përket tre mujorit të parë të vitit 2017, janë 5440 shqiptarë që kanë thyer rregullat e lëvizjes së lirë duke kërkuar të mos largohen nga vendi pritës në krahasim të 6500 kërkesave të së njëjtës periudhë të vitit të shkuar.

Në tre mujorin e fundit të vitit 2016 janë në total 6970 aplikime për azil nga shqiptarët në një prej vendeve të unionit.

Në renditjen e Eurostat, në vend të parë qëndron Siria me plot 245 530 kërkesa, dhe më pas 154 325 janë nga Afganistani, 100.225 nga Pakistani dhe  51 239 irakianë.

Sa i përket Shqipërisë, në një vit janë 34 245 kërkesa për azil dhe më pas renditet Guinea, Bangladeshi etj.

Duket se nisur nga numri i lartë i kërkesave të shqiptarëve që thyejnë rregullat e lëvizjes së lirë, policia shqiptare ka shtuar masat e kontrollit në pikat kufitare, duke u kërkuar plotësimin e të gjitha pikave të kërkuara prej ligjit.

Tashmë ftesa e pritësit, ose prenotimi i hotelit, të ardhurat financiare, por dhe biletat e kthimit janë të dhënat kryesore që duhen dorëzuar

Azilkërkuesit shqiptarë

Janar 2017: 1775

Shkurt 2017: 1515

Mars 2017: 2150

Janar 2016: 2255

Shkurt 2016: 2250

Mars 2016: 1995 

Të fundit