Flash News

KRYESORE

Raporti i CIA për Serbinë: Pikë ringarkimi heroine nga Azia në Europë

Raporti i CIA për Serbinë: Pikë ringarkimi heroine nga Azia

CIA në raportin e publikuar në sajtin e saj për Serbinë shkruan se Serbia po proteston pasi SHBA dhe shtetet tjera demokratike e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Në raport më tutje theksohet se disa mijëra të forcave të NATO-s gjenden në Kosovë dhe vazhdojnë ta mbajnë paqen mes shumicës shqiptare dhe pakicës serbe në Kosovë.

Gjithashtu pretendon se është shënuar sistemi joefikas i drejtësisë, niveli shumë i lartë i korrupsionit dhe plakja e popullsisë. Në këtë raport përmendet si një e dhënë e rëndësishme  se Serbia është pika e ringarkimit të heroinës nga Azia Juglindore kah Evropa Perëndimore, si dhe që ekonominë e bazon në shpëlarje të parave, raporton Insajderi.

Gjithashtu pretendohet se Serbia edhe më tutje ka kontest të pazgjidhur të kufijve me Bosnjën dhe Hercegovinën si dhe me Kroacinë rreth kufirit në lumin Drina, por edhe disa çështje tjera të pazgjidhura bilaterale të cilat datojnë nga luftërat e viteve të '90 të cilat ajo i ka shkaktuar.

Të fundit