Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Raporti i DASH mbi liritë fetare në Shqipëri dhe Kosovë, problemet që evidentohen
Departamenti amerikan i Shtetit nxori të martën raportin e tij vjetor mbi gjendjen e lirisë së besimit në botë. Raporti përfshinë të dhëna për gjendjen e lirisë së besimit në 200 shtetet e territore dhe dokumenton shkeljet e kryera nga qeveritë, grupet terroriste dhe individët.
Në këtë raport analizohet në kapituj të veçantë edhe liria e besimit në Shqipëri dhe Kosovë, në të cilët theksohen probleme të ngjashme me të kaluarën.
Shqipëria
Raporti nënvizon se kushtetuta e Shqipërisë garanton lirinë e besimit. Ajo përcakton se nuk ka një fe zyrtare, thotë se shteti është neutral në çështjet e besimit, njeh barazinë dhe pavarësinë e grupeve fetare dhe ndalon diskriminimin në baza fetare.
Qeveria, thuhet mes tjerash në raport, ka legalizuar 41 xhami gjatë vitit, krahasuar më 137 një vit më herët, gjashtë në vitin 2015 dhe asnjë në vitin 2014.
Grupet fetare raportuan se Agjencia për Trajtimin e Pronave (ATP) nuk ka përpunuar asnjë kërkesë për kthimin e pronave të konfiskuara gjatë periudhës së komunizmit dhe ka miratuar vetëm një kërkesë për kompensim. ATP-ja tha se qindra kërkesa janë në pritje të ndryshimit të ligjit të pronës përpara se ato të zgjidhen
Presidenti, Ilir Meta, i dha shtetësinë Arqipeshkopit të Kishës Autoqefale Ortodokse, Anastasios, duke thënë se “ai e kishte ripërtërirë kishën pas komunizmit". Ndërsa vendimi i tij u mirëprit nga autoritetet greke, ai nxiti regime të përziera politike në Shqipëri
Në raport thuhet se ndërmjet muajve janar dhe maj, qeveria trajnoi 29 mësues në 15 shkolla si pjesë e një projekti provues arsimor për të ndihmuar parandalimin e radikalizmit dhe për të nxitur tolerancën fetare. Megjithatë, zbatimi i plotë i programit ngeci në muajin maj dhe e ardhmja e tij është e paqartë.
Këshilli Ndërfetar, një forum i udhëheqësve fetar të vendit për të diskutuar shqetësimet e përbashkëta, është mbledhur tre herë ndryshe nga një vit më parë kur nuk ishte mbledhur fare. Komuniteti Islamik në Shqipëri është kritikuar në mediet sociale për "një fyerje të perceptuar" ndaj (Gjergj Kastriotit) Skënderbeut, heroit kombëtar mesjetar të shqiptarëve me rastin e kremtimeve për festën e Bajramit.
Raporti flet për angazhimin e ambasadës amerikane për të nxitur zyrtarët qeveritar që të zgjidhin çështjen e pronave të grupeve fetare, arsimimin e të rinjve me theks në diversitetin fetar, forcimin e grave në bashkësitë fetare, parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe programet e shkëmbimeve me theks në tolerancën fetare.
Qeveria amerikane vlerëson se nga 3 milionë sa është popullsia në Shqipëri, sipas regjistrimit të vitit 2011 myslimanët sunni përbëjnë 57 për qind të popullsisë, katolikët 10 për qind, ortodoksët afro 7 për qind, dhe bektashinjtë 2 për qind. Rreth 20 për qind kanë refuzuar të përgjigjen rreth përkatësisë së tyre fetare. Regjistrimi i ardhshëm bëhet në vitin 2021.
Shkollat publike janë seculare, thuhet në raport, ndërsa shkollat private mund të ofrojnë mësime fetare. Sipas të dhënave zyrtare të vitit 2016, grupet fetare, organizatat dhe fondacionet kanë 125 shoqata dhe fondacione të lidhura me 116 institucione arsimore, përfshirë universitetet, shkollat fillore dhe të mesme, institucionet parashkollore, kopshtet, shkollat profesionale dhe jetimoret.
Katër bashkësitë kryesore fetare thanë se mbështetja e tërësishme qeveritare për to mbetet 109 milionë lek (986 mijë dollarë), njësoj siç ishte edhe në vitin 2016.
Gjatë një vizitë në muajin maj, raportuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për lirinë e besimit, Ahmed Shaheed, krahas vlerësimit të përpjekjeve të qeverisë për të mbrojtur liritë fetare, i bëri thirrje qeverisë që të punojë për kthimin e pronave. Ai tha atëbotë se "Shqipëria është model i harmonisë fetare", por bëri thirrje për ruajtjen e saj.
Në muajin tetor, theksohet në raport, parlamenti miratoi ligjin e ri mbi pakicat që do të ofrojë mbrojtje shtesë për të drejtat e pakicave përfshire edhe lirinë e besimit.
Kosova
Në kapitullin për Kosovën, raporti thekson se kushtetuta ndalon diskriminimin fetar dhe siguron lirinë e besimit, por tërheq vërejtjen se ligji nuk lejon që grupet fetare të regjistrohen si persona juridik, duke krijuar pengesa për ta në kryerjen e punëve të tyre. Parlamenti shqyrtoi një projektligj që do t'i lejonte grupet fetare të regjistroheshin si persona juridik.
Grupet fetare janë ankuar se autoritetet nëpër komuna shpesh nuk u ofrojnë të drejta dhe përfitime të barabarta, posaçërisht kur bëhet fjalë për pronat e tyre dhe vendvarrimet.
Raporti përmend se komuna e Prishtinës duke ju referuar mungesës së lejes së ndërtimit nuk ka lejuar murgjit serbë të punojnë në kishën e papërfunduar në Prishtinë. Kisha Ortodokse serbe është ankuar se ministri i Kulturës nuk ka dhënë leje për rindërtimin e një tempulli në Prizren, ndërsa autoritetet në komunën e Deçanit kanë refuzuar zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me pronat e manastirit mesjetar të Deçanit.
Bashkësia Islame e Kosovës, thuhet në raport, ka raportuar për diskriminim kundër myslimanëve të devotshëm, posaçërisht në sektorin publik duke përmendur rastin e një mësueseje në një shkollë publike në Prizren e cila refuzoi ta heq shaminë në punë.
Qeveria ka punuar me Bashkësinë Islame për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm dhe ka dënuar dëmtimin e objekteve fetare. Si pjesë e strategjisë së qeverisë, Bashkësia Islame ka mbajtur sesione në Medrese dhe Fakultetin e Studimeve Islame me qëllim të njoftimit të të rinjve që të mos bien pre e ekstremizmit.
Raporti thekson se protestuesit kanë sulmuar në disa raste pelegrinët serbë, duke përmendur pengimin e vizitës në Gjakovë.
Raporti përmend edhe dëmtimin e një xhamie në fshatin Partesh të rajonit të Gjilanit nga serb etnik.
Organizatat fetare, thuhet në raport, takohen rregullisht për të diskuar të drejtat e pronës, përparësitë ligjore dhe çështjet që lidhen me komunitetet lokale.
Ambasadori amerikan dhe përfaqësuesit tjerë të ambasadës amerikane, takohen shpesh me zyrtarët qeveritarë për të nxitur tolerancën fetare, kalimin e ligjeve që u mundësojnë institucioneve fetare rregullimin e statusit ligjor dhe zbatimin e plotë të ligjit për mbrojtjen e objekteve fetare si dhe për të diskutuar përpjekjet për të zgjidhur çështjen e pronave. Ambasada angazhohet kundër praktikave diskriminuese të punësimit të besimtarëve myslimanë apo grupeve tjera fetare dhe përfaqësuesit e saj diskutojnë rregullisht për tolerancën fetare me udhëheqësit e komuniteteve kryesore fetare.
Qeveria amerikane vlerëson se Në Kosovë jetojnë rreth 1.9 milion banorë nga ta 95.6 për qind janë myslimanë, 2.2 për qind katolikë si dhe 1.4 për qind i përkasin besimit ortodoks. Pakica serbe nuk i pranon këto të dhëna meqë ka refuzuar të marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë në vitin 2011. Kisha Ortodokse serbe thotë se ka 120 mijë besimtarë apo 6.3 për qind.
Raporti thekson se ligji parasheh Zona të Posaçme të Mbrojtura përreth objekteve fetare duke kufizuar veprimtaritë që mund të dëmtojnë rrethinën historike, kulturore apo mjedisin.
Qeveria, thuhet në raport, ka ndërmarrë hapa për të luftuar radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm që lidhet me besimin. Aty pamendet edhe akuza e ngritur vitin e kaluar ndaj imamit Shefqet Krasniqi, për nxitje të terrorizmit. (Imami Krasniqi u shpall i pafajshëm ditë më parë), si dhe ndaj katër imamëve të tjerë "për nxitje të urrejtjes kombëtare, racore, fetare apo etnike".
Në raport përmendet mbështetja financiare e qeverisë për institucionet arsimore islame në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan. Disa pjesëtarë të grupeve të tjera dhe përfaqësues të tjerë jofetarë thanë se ishin të shqetësuar që qeveria nuk e kishte financuar arsimimin fetar për grupet e tjera fetare, thuhet në raport.
Në raport përmendet edhe raportimi i medieve për trysninë e qeverisë turke mbi institucionet e Kosovës për t’i mbyllur shkollat e lidhura me klerikun mysliman, Fethullah Gylen.
Aty përmendet edhe postimi në facebook i kandidatit për kryetar komune nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Korenica, se shumë shpejt Izraeli do të “zhdukej nga faqja e dheut”, si përgjigje ndaj incidenteve në Jerusalem. Postimi është shlyer pas reagimeve dhe zoti Korenica ka kërkuar ndjesë.
Me gjithë vendimin e presidentit të shpallur në nëntor të vitit 2016 për të ndalimin e shitjes dhe shpërndarjes së librave me përmbajte antisemite, qeveria nuk ka ndërmarrë veprime administrative për të zbatuar vendimin, thuhet në raport.
Kisha ortodokse serbe kritikoi mediet për nxitje të një klimë jotolerante, thuhet në raport, ndërsa Bashkësia Islame tha se mediet përgjithësisht portretizuan myslimanët në mënyrë negative.
Policia e Kosovës raportoi 44 incidente që synonin dëmtimin e pronës fetare, vjedhje dhe grafite gjatë vitit 2017. Rastet përfshinin 21 raste më komunitetin islam, 20 kishën ortodoksë serbe dhe 3 në kishat katolike.
Udhëheqësit e grupeve të ndryshme fetare kanë raportuar në përgjithësi marrëdhënie të mira me njëri tjetrin dhe kanë marrë pjesë në diskutime për shqetësimet e përbashkëta./VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38