Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Raporti i DASh: Transparenca fiskale, Shqipëria njësoj si Afganistani
Departamenti Amerikan i Shtetit ka konstatuar një situata të rëndë në Shqipëri, për sa i përket transparencës fiskale të vendit
Sipas Raportit të Transparencës Fiskale të publikuar nga DASh, Shqipëria plotëson minimumin më të ulët të transparencës fiskale. Kështu Shqipëria renditet bashkë me vendet të tilla si: Afganistan, Armeni dhe Bosnje-Hercegovinë.
Ky raport përshkruan kërkesat minimale të transparencës fiskale të zhvilluara, azhurnuar dhe forcuar nga Departamenti në konsultim me agjencitë e tjera federale përkatëse. Ai rishikon qeveritë që u identifikuan fillimisht në Raportin e Transparencës Fiskale të 2014.
Raporti vlerëson ato që nuk plotësuan kërkesat minimale të transparencës fiskale dhe tregon nëse ato qeveri kanë bërë përparim drejt përmbushjes së kërkesave gjatë periudhës së rishikimit nga 1 Janari-31 Dhjetor 2018.
Sipas këtij raporti, Shqipëria nuk futet tek vendet që kanë bërë përparim në këtë fushë, pasi bën pjesë tek vendet të cilat kanë një minimum kriteri të transparencës fiskale. Shqipëria renditet tek vendet të cilave u kërkohet që të marrin me seriozitet procesin e transparencës fiskale duke informuar publikun për investimet e bëra.