Flash News

KRYESORE

Raporti i ISP: Gratë deputete, 10% më efektive sesa burrat deputetë

Në raportin monitorues mbi Kuvendin e Shqipërisë, Instituti i Studimeve Politike tregon se nga analiza e treguesve të efikasitetit të deputetëve bazuar në gjininë e tyre, rezulton se gratë deputete kanë koeficient 10% më të lartë, sesa deputetët meshkuj në parlament.

“Vetë fakti se në krye të listës së deputetëve efektivë në PD, LSI dhe PDIU ndodhen gra deputete (Tabaku, Mehmetaj, Xhixha) dhe se tek lista e PS vendi i dytë rezulton po ashtu një grua deputete (Vasilika Hysi) dhe ndër 10 deputetët më efektivë socialistë 5 janë gra deputete, është tregues i një bilanci pozitiv të përfaqësimit të grave në parlament”, shkruhet në raport.

Në klasifikimin e deputetëve sipas grupeve parlamentare rezulton se:

- tek PS, gratë kanë tregues suksesi rreth 8% më shumë sesa deputetët meshkuj

- tek PD, raportet janë pothuajse të njëjta me një dominim të lehtë të burrave deputetë (1%)

- tek LSI, partia e vetme që ka një grua kryetare, gratë kanë gjithashtu 7% më shumë sukses në ushtrimin e aktivitetit parlamentar në krahasim me burrat deputetë.

- tek PDIU, diferenca midis dy grupeve gjinore është e lartë, rreth 9-10% në favor të dy grave deputete.

 

Të fundit