Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Raporti i KE/ Bushati “hyn sërish në rresht”: Reagimet e opozitës, pasqyrë e kulturës së dëshpërimit
Duket se ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka rihyrë “sërish në rresht”, pasi kritikoi disa javë më parë qeverinë dhe deputetët e PS se vendi po shkon drejt përplasjes dhe se duhet gjetur një urë kompromisi me opozitën.
Duke komentuar raport-progresin dhe rekomandimin e Komisionit Evropian për Shqipërinë, Bushati i përgjigjet opozitës se reagimet e saj janë pasqyrë e kulturës së dëshpërimit.
“Reagimet e opozitës janë pasqyrë e kulturës së dëshpërimit, kemi kultivuar e poshtërimin e kundërshtarit. Është koha për mirëkuptim më të madh politik për interin e vendit dhe shqiptarëve”, u shpreh Bushati sot në Kuvend.
Fjala e plotë:
Sot mendoj që jemi në një moment shumë të rëndësishëm siç e thanë dhe para meje zonja Hajdari dhe zoti Balla, jo thjesht për raportin e përgatitur nga Këshilli Kombëtar i Integrimit Evropian, por sepse ky raport miratohet vetëm një ditë pas publikimit të raportit të Komisionit Europian ku vetë Komisioni Europian përsëriti rekomandimin për fillimin e bisedimeve për anëtarësim për Shqipërinë, bazuar në kalendarin e rënë dakord unanimisht nga të gjitha vendet anëtare në qershor të 2018, në përgjigje gjithashtu të rekomandimit të vjetshëm të Komisionit Europian.
Kjo nuk është një dhuratë e Komisionit Europian për qeverinë e Shqipërisë, dhe as për Shqipërinë. Raporti është pasqyrë e progresit në ecurinë e reformave që ka bërë vendi ynë dhe në konsolidimin e këtyre reformave gjatë vitit të kaluar, sidomos përsa i përket reformave në fushën e sundimit të së drejtës me fokus të posaçëm në procesin e pastrimit të gjyqësorit dhe prokurorisë dhe ndërtimit të arkitekturës së re në sistemin e drejtësisë.
Reformave në fushën e zhvillimit ekonomik e social që pavarësisht se mban larg Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor nga mesataraja e vendeve anëtare të BE na tregojnë se vendi është në rrugën e duhur. Reformave që synojnë zbatimin e standardeve evropiane dhe Acquis Communautaire në jetën tonë të përditshme.
Ky raport gjithashtu konfirmon rolin e pazëvendësueshëm të Shqipërisë në rajon, Shqipërinë si spirancë stabiliteti dhe sigurie, frymëzimi paqeje dhe mirëkuptimi për fqinjët. Nuk është rastësi që raporti specifikon dhe njëherë tjetër faktin që vendi ynë linjëzon qëndrimin e tij në politikën e jashtme dhe në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes 100% me BE. Siç u tha këtu pak më parë që ka vende të tjera që edhe pse janë bërë para Shqipërisë vende kandidate apo janë në tryezën e bisedimeve për anëtarësim, ia lejojnë vetes që të aplikojnë politikën e lisharësit dhe të ulen në dy karrige.
Kjo është dëshmia më e qartë e vokacionit europian dhe euroatlantik të Shqipërisë. Nuk është rastësi që raporti gjithashtu identifikon mbështetjen e fuqishme dhe rolin e pazëvendësueshëm të Shqipërisë përsa i përket firmosjes së Marrveshjes se Prespës dhe fuqizmin e veprimit politik e shoqëror të shqiptarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut.
E pra, raporti ofron një pasqyrë të qartë të të gjitha arritjeve. Po nga ana tjetër ofron edhe një rrugë përpara dhe një pasqyrë ku ne të gjithë duhet të shihemi për të mos përsëritur gabimet e së shkuarës apo për të mos rënë në kurthin e vetëkënaqësisë.
Zoti Balla e përmendi që ka 14 vjet në këtë sallë. Unë kam 10 vite në këtë sallë dhe me erdhi keq dhe u ndjeva disi i trishtuar kur pashë dje reagimet e opozitës në lidhje me këtë sukses të Shqipërisë. Ato ishin pasqyrë e kulturës së dëshpërimit. Mund të shkoj dhe më larg nëse mund të them që në vitet e tranzicionit të Shqipërisë gjatë këtyre tre dekadave ne të gjithë së bashku kemi kultivuar kulturën e poshtërimit të kundështarit a thua se kjo është dita jonë finale.
Kam qenë ministër i Jashtëm dhe në 2016 kam pasur përballë kolegë të tjerë nga Partia Demokratike e kemi bërë ekzaktësisht të njëjtin debat kur Komisioni erdhi me një rekomandim që e lidhi me procesin e vettingut. Po kështu vjet, në 2018 kemi bërë një debat të madh me opozitën, për fat të keq këtu në Parlament nëse rekomandimi do të shtronte rrugën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim apo jo, dhe në rast se kalendari i miratuar nga vendet anëtare do të respektohej apo jo, dhe i kujt isht faji. Dhe për fat të keq, kam përshtypjen që harrojnë se para partive politike, interesit tonë politik, partiak, përsonal, Shqipëria është Atdheu ynë i përbashkët.
Kam qejf që sot ta bëj të qartë dhe njëherë tjetër që qeveria në këtë proces ka thjesht barrën kryesore, duhet të bëjë detyrën, por përgjegjësia është e përbashkët, e atyre, e neve që jemi në krye të vendit dhe atyre apo jush që jeni opozitë, qoftë opozita parlamentare po dhe opozita politike.
Merita? Merita është vetëm e shqiptarëve. Dhe faktit që që nga shembja e regjimit komunist mbi 90% e shqiptarëve nuk kanë asnjë mëdyshje sa i përket kursit të Shqipërisë. Është kjo arsyeja që në raportin e Komisionit Europian evidentohen disa mangësi të cilat nuk mund t’i plotësojë dot shumica për shkak të mungesës së opozitës politike, qoftë për sa i përket kontrollit parlamentar, cilësisë së ligjeve, institucionalizimit të reformës së drejtësisë, dhe plotësimit të të gjitha vendeve vakante e kështu me radhë.
Çështja e tretë që unë sot kisha dëshirë të shtroja së bashku me ju, ka të bëjë me atë çka unë besoj mendojnë shumica e heshtur, qytetarët e zakonshëm të këtij vendi. Qytetarët e zakonshëm të këtij vendi nuk është se po presin negociatat me Bashkimin Evropian në kuptimin klasik të fjalës, sepse e dimë shumë mirë që nuk jemi ne që po negociojmë me BE, por jemi ne që duam të imitojmë dhe ta ndërtojmë disa standarde për të rritur mirëqënien në këtë vend dhe për të mbajtur këtu shqiptarët, për ti krijuar këtu prespektivën shqiptare. Prandaj e kam quajtur gjithmonë që ky është testi i modernitetit të shoqërisë shqiptare. Përcaktimi në radhë të parë i një emëruesi të përbashkët, se si do të lëvizim ne politikisht për të përmirësuar në radhë të parë standardet e jetesës këtu. Prandaj është koha për një mirëkuptim më të madh politik.
Unë kam hyrë në politikë në 2009, ditën kur qeveria Berisha aplikoi për anëtarësimin e vendit në BE. 10 vjet më pas nuk ia vlen që të bëjmë më lojëra kukamfshehti, ne ende nuk kemi nisur procesin e bisedimeve për anëtarësim, por jemi më afër se kurrë këtij realiteti. Prandaj nuk duhet ti biem me gurë,sepse në fund të ditës ne penalizojmë Shqipërinë, nuk penalizojmë as qeverinë, as opozitën, por Shqipërinë.
Jam i bindur që shumica e heshtur e këtij vendi sot kërkon dialogun dhe mirëkuptimin dhe jo konfrontimin.
Sot kërkon një Shqipëri Evropiane me mundësi të barabarta dhe jo diskriminimin dhe përjashtimin.
Sot kërkon një Shqipëri që bazohet tek ekonomia e dijes dhe jo një Shqipëri që bazohet tek fuqia e lirë e krahut të punës.
Sot shqiptarët kërkojnë një kapitalizëm progresiv i cili i krijon mundësi të barabarta të gjithëve dhe jo një kapitalizëm që bazohet te politikat grabitqare.
Kjo është arsyeja që ne duam dhe 90% e shqiptarëve kërkojnë Bashkimin Evorpian. Kjo është arsyeja që ne socialistët dhe progresistët shqiptarë e shtrijmë dorën e bashkëpunimit në kuadrin e reformës zgjedhore, qoftë për opozitën parlamentare, ashtu dhe për opozitën politike. Kjo është arsyeja që ne socialistët dhe progresistët shqiptare e shtrijmë dorën e bashkëpunimit për të kapërcyer çdo lloj ndasie politike sepse më e rëndësishme për ne është Shqipëria. Jo sepse na u desh të dilte Teresa May dhe të na kujtonte që kompromisi nuk është fjaleë e pisët, por se ne jemi të ndërgjegjshëm që Shqipëria evropiane kërkon një përgjegjësi tjetër.
Ky Kuvend, e gjithë klasa politike, të paktën dhe për sy e faqe, sot njëzëri duhet ti kërkojë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian fillimin një orë e më parë të bisedimeve për anëtarësim për Shqipërinë. Është në interesin e Shqipërisë, është në interesin e qeverisë, është në interesin e opozitës, është në interesin e shqiptarëve në rajon që janë mësuar ta shohin Shqipërinë, ta shohin Tiranën si burim frymëzimi. Por është gjithashtu dhe në interesin e Bashkimit Evropian, sepse vijimësisht Shqipëria dhe populli shqiptar e kanë demonstruar që janë evropianë në frymë dhe në veprime.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38