Raporti i KE: Korrupsioni i kudondodhur në Shqipëri, problem serioz

Korrupsioni mbizotëron në shumë fusha në Shqipëri dhe vazhdon që të përbëjë një problem serioz. Ky është përfundimi i raportit të KE-së në lidhje me luftën ndaj korrupsionit.

“Shqipëria ka shfaqur njëfarë niveli përgatitjeje në luftën ndaj tij. Ka progres, sidomos me adoptimin e planit të ri të veprimit 2018-2020 për implementimin e Strategjisë Ndër-sektoriale kundër Korrupsionit, amendamentet e “Ligjit në Deklarimin dhe Auditimin e Aseteve”, “Ligjin e Prokurimeve Publike” e gjithashtu Adoptimin e Kodit të Sjelljes për anëtarët e parlamentit.

Edhe krijimi i Task – Forcës anti-korrupsion ka shtuar hetimet në administratë.  Aksesi direkt për të dhënat e prokurorëve dhe policisë vazhdon të përmirësohet.  Gjithashtu ka pasur hetime për raste me një nivel të lartë të korrupsionit.

Rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit përfshijnë procesin e vetingut, që ka çuar përjashtimin  nga detyra të një numri të lartë të magjistratëve, përfshirë në Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë.

Krijimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, lejoi që të krijohen struktura në luftën anti-korrupsion,  SPAK dhe Byroja Kombëtare e Investigimit.”

Por që të forcohet kapaciteti për hetim dhe për goditur korrupsionin nevojitet përfundimi i procesit. Deri atëherë, shqiptarët do të vazhdojnë që të vuajnë nga Korrupsioni, që mbizotëron kudo në vend.