Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Raporti i KE për Shqipërinë, reagon Ngjela: Do ketë nga ata që do të shqetësohen
Avokati Spartak Ngjela, i njohur edhe si ish-aleati i Edi Ramës ka reaguar lidhur me progres-raportin e Komisionit Evropian që pritet të dorëzohet ditën e sotme nga Federica Mogherini në Tiranë.
Përmes një postimi në facebook, Ngjela thekson se përgjigja e raportit do të jetë e rëndë për korrupsionin kryeministror shqiptar. Sipas tij, do ketë edhe nga ata persona që do të shqetësohen, sidomos ata që janë të përfshirë në çështje korruptive.
“Sipas të dhënave paraprake, raporti i Komisionit Evropian godet ashpër sot Rexhep Taip Erdoganin si antidemokrat.
Do të jetë e rëndë për korrupsionin kryeministror shqiptar. Çdo bëjë Rama dhe Saliu???
Do të kemi shumë njoftime dhe lajme të tilla. Dhe do ta shohim shqetësimin e të korruptuarve.
Nuk duhet të shkojnë më tej me marrëzitë e tyre këta të korruptuar. Tani mund të thuhet se është, hetuar gjithçka - edhe korrupsioni në të gjitha aspektet e tij dhe për të gjithë pushtetarët; por edhe shitjet e interesit kombëtar.
Sot do shohim këtë shfaqe: gëzimin e shqiptarëve dhe shqetësimin mërzitor të korrupsionit të lartë”, shkruan Ngjela.