All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Raporti i OKB për largimin e shqiptarëve, Meta i shqetësuar: Të ndalet ritmi dramatik i shpopullimit

Raporti i OKB për largimin e shqiptarëve, Meta i shqetësuar:
All - Paragraf - 1

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas statistikave të publikuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, ku thuhej se nga Shqipëria kanë ikur 1.2 milionë persona përgjatë viteve 1990-2020.

All - Paragraf - 3

Ai thekson se ndalimi i ritmeve dramatike të shpopullimit të Shqipërisë është sfida më e madhe e që kërkon urgjentisht reflektim dhe zgjidhje konkrete.

Ndër të tjera Kreu i Shtetit është shprehur se plotësimi pa vonesë i 15 kushteve është harta e vetme e rrugës së Shqipërisë europiane.

Reagimi i Metës:

Ndalimi i ritmeve dramatike të shpopullimit të Shqipërisë është sfida më e madhe që kërkon urgjentisht reflektim dhe zgjidhje konkrete.

Koha për të ndalur projektin antikombëtar të zhbërjes së Shqipërisë është tani!

Plotësimi pa vonesë i 15 kushteve është harta e vetme e rrugës së Shqipërisë europiane!

Të bashkohemi kundër shpopullimit dhe kthimit të shpresës!

Shqipëri pa shqiptarë nuk mund të ketë! 🇦🇱

Të fundit