Flash News

KRYESORE

Raporti i OKB-së, njerëzimi rrezikohet nga ngrohja globale

Raporti i OKB-së, njerëzimi rrezikohet nga ngrohja globale

Ngrohja globale rrezikon një pjesë të madhe të njerëzimit. Kështu paralajmëron raporti i posaçëm i përpiluar nga Kombet e Bashkuara.

Në raportin e Komisionit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPÇ) thuhet se ndryshimi i klimës po përshpejton ngrohjen e oqeaneve, rritjen e nivelit të detit, shkrirjen e akullnajave dhe po shkakton probleme të tjera mjedisore.

Aty paralajmërohet se nëse ngrohja globale nuk ngadalësohet, niveli i detit do të rritet gati një metër deri në fund të shekullit. Një dukuri e tillë do të rezultonte në pakësimin e popullatës së peshqve, më pak dëborë e akull si dhe uraganë më të fuqishëm.

Ky është raporti i tretë kryesor i IPCC-së brenda një viti lidhur me ndikimin e ndryshimeve klimatike. Publikimi i tij vjen pas protestës javën e kaluar nga miliona vetë në mbarë botën duke kërkuar veprime urgjente ndaj ndryshimeve klimatike.

Të fundit