“Raporti i Qendrës Evropiane të Drogave, këmbanë e fortë alarmi”, Meta: Lufta kundër kanabisit kusht për integrimin e vendit

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas raportit të Qendrës Evropiane të Drograve, i cili fliste për një rritje të kultivimit të kanabisit gjatë muajve të ardhshëm në vend.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta kërkon një bashkëpunim midis agjencive ligjzbatuese në luftën kundër kanabisit, duke theksuar se çdo neglizhencë në këtë drejtim do të kishte pasoja në të ardhmen evropiane të vendit.

Kujtojmë se, përmes një raporti Qendra Evropiane e Drograve bën me dije se kultivimi i kanabisit në Shqipëri pritet të rritet në muajt e ardhshëm, për shkak se institucionet ligjzbatuese janë fokusuar më shumë tek vëzhgimi i zbatimit të masave kundër Covid-19 dhe jo tek lufta ndaj narkotikëve.

Postimi i plotë i Metës:

Përqendrimi i Policisë së Shtetit, Shërbimit Informativ Shtetëror, Prokurorisë dhe agjencive ligjzbatuese në luftën kundër kanabisit është i domosdoshëm.

Raporti vjetor i Qendrës Europiane të Drogave i publikuar së fundmi, është një këmbanë e fortë alarmi që duhet të zgjojë dhe t’i bashkojë të gjitha forcat e përpjekjet për të mos lejuar kurrë më përsëritjen e këtij fenomeni kanceroz për shoqërinë, që aq shumë e ka dëmtuar imazhin e Shqipërisë.

📌 RAPORTI I PLOTË: https://ëëë.emcdda.europa.eu/…/EU-Drug-Markets_Covid19-impa…

Lufta kundër kanabisit është kusht për integrimin europian dhe çdo neglizhencë në këtë drejtim do kishte pasoja tepër të rënda për të ardhmen e vendit. 🇦🇱🇪🇺