Flash News

KRYESORE

Raporti i Venecias/ Nesër bëhet publik qëndrimi i Presidencës

Raporti i Venecias/ Nesër bëhet publik qëndrimi i

Burime nga presidenca konfirmojne se nesër do të bëhet publik qëndrimi i Presidencës për draft opinionin e Komisionit të Venecias.

"Po kështu do bëhen publike dhe pyetjet e Presidentit për Komisionin e Venecias për shterimin përfundimtar të kësaj çështjeje"-shtojnë të njëjtat burime.

Disa ditë më parë u bë publik raporti i Komisionit të Venecias.

Në raport thuhet se Kreu i Shtetit Shqiptar ka tejkaluar kompetencat kushtetuese me anulimin e 30 qershorit, duke sqaruar se një vendim i tillë duhet të merret vetëm në një situatë që plotëson kriteret për marrjen e masave të jashtëzakonshme. Sa i takon shkarkimit të Metës, “Venecia” sqaron se një vendim i tillë i takon Kuvendit dhe më pas Gjykatës Kushtetuese.

“Presidenti tejkaloi kompetencat e tij kushtetuese, duke anuluar fillimisht e zgjedhjet lokale, e më pas duke i shtyrë ato. Do të jetë Kuvendit dhe në fund Gjykata Kushtetuese, që do të përcaktojnë nëse Presidenti ka bërë “shkelje të rënda”, të cilat do të çojnë në fajësimin e tij”, thuhet në raportin e “Venecias”.

Të fundit