Flash News

KRYESORE

Raporti i INSTAT për muajin janar, numri i aksidenteve rrugore rritet me 12,6%

Aksidentet rrugore në Shqipëri në janar të këtij viti janë rritur me 12,6% krahasuar me janarin e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të INSTAT, në janar të 2018-ës numërohen 134 aksidente rrugore, nga 119 aksidente të ndodhur në janar të 2017-ës.

Në janar të 2018-ës janë aksidentuar 162 persona, ndërkohë që në janar të 2017-ës janë aksidentuar136 persona. Numri i personave qe humbën jetën në aksidentet rrugore në janar të 2017-ës është 22, ndërsa në janar të 2018-ës 13 persona. Në janar të 2018-ës, aksidentet rrugore, në 74,6% të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Të fundit