Flash News

KRYESORE

Raporti i Katanias: Xhiroja e drogës së Habilajve kalonte 20 mln euro

Autoritetet e Katanias po ndjekin procedurat për  grupin e trafikantëve shqiptarë të armëve dhe të drogës. Organizata e drogës përbëhej nga Moisi Habilaj, 39 vjeç, Maridian Sulaj, 29 vjeç, Fatmir Minaj , të cilët u arrestuan në Raguzë më 14 tetor.

Prokuroria e Katanias, gjatë hetimit "Rosa dei Venti", nxorri urdhrin për arrestimin e 11 të dyshuarve të akuzuar për përfshirjen në organizatën kriminale italo-shqiptare të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe armëve. Në gjykatën e Kataniës janë dorëzuar aktet në lidhje me procedurën penale për të arrestuarit e grupit kriminal, shkruan Politiko.al.

Në dokumentin e autorieteve italiane, tregohen arsyet e arrestimit të Nezar Seitit pak ditë më parë në Shqipëri, i konsideruar si një prej anëtarëve të kësaj bande të shpallur në kërkim. Ndaj 40 vjeçarit ishte firmosur një urdhër arrest ndërkombëtar.

“Nezar Seiti konsiderohet se kishte një rol mjaft të rëndësishëm në grupin e Habilajve për rolin e tij si pikë referuese për logjistikën, dhe përgjegjës i zbarkimeve në Itali të lëndës narkotike nga Shqipëria”, thuhet në dokument.

Me anë të kësaj komunikate Financa e Katanias informon se ndaj anëtarëve të grupit italo-shqiptar të arrestuar më datë 14 tetor 2017 në kuadër të operacionit “Rosa dei venti” rëndon dhe ngarkesa e 4000 kg të tjera marijuanë e sekuestruar gjatë operacionit të arrestimit në Shqipëri të Nezar Seitit.

“Materialet hetimore të bazuar në përgjimet telefonike, ambientale e në video të kryera përgjatë fazës së parë të këtij operacioni kanë vërtetuar trafikimin e rreth 3500 kg marijuanë nga Shqipëria drejt Italisë. Droga trafikohej kryesisht në rajonin e Sicilisë në komunat Raguza, Sirakuza e Palermo, duke realizuar mbi 20 milionë euro fitim", shkruhet më tej./Politiko.al/ 

Të fundit