Flash News

KRYESORE

Raporti: Konsumimi i mishit ndikon në ngrohjen globale

Raporti: Konsumimi i mishit ndikon në ngrohjen globale

Konsumimi i mishit ndikon në ngrohjen globale. Ekspertët e Kombeve të Bashkuara besojnë se ndryshimi i mënyrës së të ushqyerit, nga produktet e mishit në frutat dhe perimet, mund të ndihmojë në luftimin e ndryshimeve klimatike.

Referuar një raporti, konsumimi i madh i mishit dhe produkteve të qumështit në vendet perëndimore, është duke nxitur ngrohjen globale, shkruan REL. Megjithatë shkencëtarët nuk kanë kërkuar nga secili që të kthehet në vegjetarian.

“Ne nuk po iu themi njerëzve që të mos hanë mish. Në disa vende njerëzit nuk kanë zgjidhje tjetër. Mirëpo është e qartë se në Perëndim, jemi duke ngrënë më shumë se që duhet”, tha profesori, Pete Smith.

Në këtë raport kërkohet marrje e masave për të ndalur dëmin që po i bëhet tokës. Sipërfaqja tokësore e planetit dhe mënyra si shfrytëzohet ajo, konsiderohet bazë për funksionimin e shoqërisë njerëzore dhe ekonominë globale.

Të fundit