Flash News

KRYESORE

Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet/ Genc Pollo: Për herë të parë flitet për blerjen e votës

Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet/ Genc Pollo: Për herë të

 

I ftuar në televizionin “Ora News” Genc Pollo ka folur për çështjen e ndërprerjes së sinjalit nga RTSH për televizionet e tjera private. Ai deklaronë se është detyra e televizionit publik të jap sinjal për ato privatet.

“Televizioni publik nuk është pronë e dikujt, por mbahet nga taksat e Shqiptarëve, pra nuk është një pronë private që mund të bëjë drejtori çfarë do dhe është detyrea e tyre që atë sinjal, të cilin e ka të siguruar nga ligji, t’ua japi dhe mediave të tjera.”

Për raportin e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet, Pollo shprehet se

“Ajo që kam vënë re është përmendja masive e blerjes së votës e paraqitur në paragrafët e parë dhe është e detajuar ne brendësi të raportit. Blerja e votës ka filluar të shfaqet ne 2013 dhe më pas u përhap akoma më shumë në zgjedhjet e 2017.

Partia Demokratike mund të kritikohet për çdo gjë, por për blerje votash jo, sepse paratë e kanabisit dhe konçesioneve i ka përdorur Partia Socialiste dhe më pak LSI, që sot është pjesë e opozitës.

Nuk është koha që të themi obobo çfarë ndodhi, por është koha që të veprojmë për reformën zgjedhore.

Blerja e votav dhe presioni i administratë si dhe fakti që komisionet zgjedhore përbëhen nga partitë politike, këto janë kërkesat e OSBE/ODIHR-it dhe rekomandimi kryesor është masa ndaj blerjes së votës”,- shprehet Genc Pollo.

 

Të fundit