Flash News

KRYESORE

Raporti për drogën, Ministri i Brendshëm i Italisë vizitë në Tiranë

Raporti për drogën, Ministri i Brendshëm i Italisë

Ministri i Brendshëm i Italisë, Marco Minniti së bashku me një delegacion të nivelit të lartë të Ministrisë dhe Policisë italiane, do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Minniti do ta nis vizitën e tij në vendin tonë me një takim me homologun Fatmir Xhafaj ndërsa më pas do të takohet me Presidentin Ilir Meta.

Në orën 11:30 do të mbahet në Pallatin e Kongreseve ‘Konferenca e përbashkët mbi raportin përmbyllës së misionit të monitorimit ajror për vitin 2017, në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike’, ndërmjet Policisë së Shtetit, Policisë italiane dhe Misionit të BE-së.

Të fundit