Flash News

KRYESORE

Raporti për emërimet në Kushtetuese, ish-deputetja: 'Venecia' foli, tani të gjithë të heshtin, koha të bëhemi pjesë e BE!

Raporti për emërimet në Kushtetuese, ish-deputetja:

Ish-deputetja e LSI, Erisa Xhixho ka komentuar vendimin e Komisionit të Venecias dhënë së fundmi për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Përmes një postimi në rrjetet sociale ish-deputetja shkruan se: “Vendimi i Komisionit të Venecias për t’i dhënë të drejtë Presidentit Ilir Meta mbi emërimet në ‘Kushtetuese’, tregon qartë se kush donte ta respektonte dhe kush donte ta përdorte për të uzurpuar institucionin më të rëndesishem të sistemit të drejtësisë.”

Sipas Xhixhos, tashmë që "'Venecia' foli, duhet të heshtin të gjithë. Është koha të bëhemi pjesë e BE-së", thekson ajo.

Reagimi i ish-deputetes Erisa Xhixho:

Kushtetuta e Republikës ishte mjaft e qartë dhe nuk linte asnjë hapsirë për interpretim kur fliste për emërimin e gjyqtarëve të gjykatës Kushtetuese nga organet e emërtesës qoftë Presidenti apo Kuvendi.

Detyra e vetme e këtyre organeve ishte zbatimi me korrektësi i saj gjë që Presidenti i Republikës e bëri duke përmbushur detyrimet e tij kushtetuese. Nderkohë Kuvendi dhe maxhoranca duke përdorur KED nuk kishte interes zbatimin e saj, por kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

Vendimi i Komisionit te Venecias mbrojti Kushtetutën dhe nxorri në pah qartë se kush synonte ta respektonte atë në gërmë e në frymë si ligji themelor i vendit dhe kush donte ta përdorte për ta kapur e uzurpuar institucionin më të rëndesishem të sistemit të drejtësisë.

Tani Venecia foli e të gjithë duhet të heshtim duke kuptuar që ka ardhur koha që vendi yne që aspiron të bëhet pjesë e BE duhet më së pari të zbatoj ligjet e tij për të ndertuar Shtetin e së Drejtës dhe forcuar demokracinë.

Të fundit