Raporti për korrupsionin, ‘Transparency International’: Shqipëria humb shtatë vende nga viti i kaluar

Shqipëria ka bërë hapa mbrapa sa i takon luftës së korrupsionit gjatë 2019-ës.

Organizata ndërkombëtare ‘Transparency International’ ka publikuar indeksin për 180 vende të botë sa i takon korrupsionit për vitin që lamë pas.

Në tabelë, Shqipëria renditet e 106-ta , me 35 pikë duke humbur kështu shtatë pozicione në krahasim me raportin pararendës, ku vendi ynë u rendit i 99-ti.

Në të njëjtin nivel u rendit edhe Brazili, Algjeria, Egjipti, Maqedonia e Veriut, Mongolia.

Ndërkohë, Kosova është renditur para Shqipërisë, në vendin 101 me 36 pikë, ndërsa në vend të parë me korrupsionin më të ulët është Danimarka, e ndjekur nga Zelanda e Re dhe Finlanda.