Flash News

NDËRKOMBËTARE

Raporti për Kosovën, Vuçiç pritet si “tradhtar”: Normalizim, ose konflikt i ngrirë

Raporti për Kosovën, Vuçiç pritet si

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka raportuar këtë të hënë para Parlamentit të Serbisë mbi Kosovën, teksa përpara fjalimit i është bërë një pritje aspak e mirë nga disa anëtarë të ekstremit të djathtë të lëvizjes “Dveri”.

Ata e pritën në hyrje të Parlamentit me thirrjet “tradhti”, “tradhti”.

Të pranishëm në seancën plenare ishin kryeministrja Ana Brnabiç, ministra të kabinetit qeveritar, si dhe drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriç.

Duke folur për zgjidhjen e problemit të Kosovës, Vuçiç tha se ekzistojnë dy skenarë. Njëri prej tyre ishte që situata të shkonte drejt normalitetit, ndërkohë që skenari i dytë është ai i një konflikti të ngrirë.

“Kjo do të ishte katastrofike”, tha kreu i shtetit serb, teksa shtoi se do të vazhdojë betejën për të mbrojtur interesat e serbëve në Kosovë.

Në seancë morën pjesë shumica qeverisëse dhe disa anëtarë të opozitës, por jo e gjitha pasi pjesa dërrmuese e saj bojkoton punimet e Parlamentit.

Të fundit