Flash News

KRYESORE

Raporti për Shqipërinë, Basha: Rama do të thotë se janë “Kadrinjtë e DASH”

Raporti për Shqipërinë, Basha: Rama do të thotë se

Kreu i PD, Lulzim Basha ka komentuar raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, duke e cilësuar shkatërrimtar për Shqipërinë.

“Raporti është shkatërrimtar për Shqipërinë, për gjendjen e krimit, drogës, korrupsionit dhe kapjes së shtetit dhe korrupsionin. Natyrisht Rama do të thotë se këta janë “Kadrinjtë e DASH”. Por, përtej psikozës së tij, problemi që dua të ngre është sa hulumtime ka bërë media për shqetësimet e ngritura në raport?

Për ironi të fatit, 10 vite më pas në përkujtimin e kësaj ngjarje madhore, raporti i DASH tregon se Shqipëria është kthyer në një vend ku nuk ka siguri por lulëzon droga, krimi i organizuar”, u shpreh Basha, gjatë një  aktivitet për lirinë e medias.

Sipas këtij raporti, Shqipëria është konsideruar një vend prodhimi të kanabisit dhe po bëhet gjithnjë e më shumë një vend tranzit për drogat e forta si kokaina dhe heroina. Po ashtu, në raport theksohet se trafikantët mbeten të favorizuar dhe nuk ndëshkohen për shkak të korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisë, po ashtu Shqipëria është edhe një vend për pastrimin e parave.

Të fundit