Flash News

KRYESORE

Raporti/ Qeveria e pranon: Është rritur kriminaliteti në vend

Raporti/ Qeveria e pranon: Është rritur kriminaliteti në vend

Raporti i publikuar së fundmi nga Instituti i Statistikave për periudhën korrik-shtator evidenton se situata kriminale në vend ka ardhur duke u përkeqësuar. INSTAT raporton një ritëm mbi 10% të veprave penale, në periudhën korrik-shtator të këtij viti, krahasuar me të nëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas raportit pjesën më të madhe 40% e krimeve e zenë krimet në sferën ekonomike, ku përfshihet edhe vjedhja e pasurisë. Krime të kësaj natyre u shtuan gati 50% krahasuar me një vit më parë.

Në të gjitha rastet situata është përkeqësuar krahasuar me një vit më parë, pasi si numri i krimeve edhe i personave të përfshirë në to është rritur.

Të fundit