Flash News

KRYESORE

Raporti i vitit 1982, edhe karkalecat i sillte “armiku”

Raporti i vitit 1982, edhe karkalecat i sillte “armiku”

Studiuesi Kastriot Dervishi ka publikuar një dokument të vitit 1982 ku në Librazhd  ishte hasur një sasi karkalecash. Në raportin e e hartuar për këtë ngjarje autoritetet e asokohe mendonin se këto i sillte armiku nëpërmjet kamionëve që vinin për qëllime tregtare.

Postimi i plotë i Kastriot Dervishit

1982/Edhe karkalecat i sillte “armiku”

Marritë e shtetit komunist nuk kanë pasur të sosur. Është i njohur fakti se ata kanë qenë gjithnjë shkatarraqë e nuk kanë ditur asnjëherë të bëjnë shtet.

Sjell sot një dokument të vitit 1982. Në Librazhd, në qershorin e këtij viti ishte hasur një sasi karkalecash. Mirëpo, çfarë thoshin organet e punëve të brendshme? Ata mendonin se këto i sillte armiku nëpërmjet kamionëve që vinin për qëllime tregtare, me qëllim që të dobësonte bujqësinë socialiste. Një dreq e di se si kalonin doganën brenda kamionëve pa u vënë re tufat e karkalecave dhe për çfarë qëllimesh “armiku” imagjinar i kishte sjellë ato për të dëmtuar gërxhet e Librazhdit.

 

Të fundit