Flash News

KRYESORE

Raporti vjetor i DASH, SHBA nxin Shqipërinë, sidomos për lirinë e medias

Raporti vjetor i DASH, SHBA nxin Shqipërinë, sidomos për

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar sot raportin vjetor mbi situatën e të drejtave të njeriut në rang global.

Në pjesën ku flitet për Shqipërinë fjalët janë negative, sidomos kur bëhet fjalë për lirinë e shtypit

Sipas raportit pati njoftime se qeveria, biznesi dhe grupet kriminale u përpoqën të ndikojnë tek media me rrugë të papërshtatshme.

“Media e pavarur ishte aktive dhe shprehu një gamë këndvështrimesh, megjithëse pati përpjekje për të ushtruar presion të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë politik dhe ekonomik ndaj medias, përfshirë përmes kërcënimeve dhe dhunës kundër gazetarëve që u përpoqën të hetonin krimin dhe korrupsionin. Shumë pronarë të stacioneve televizive private e përdorën përmbajtjen e transmetimeve të tyre për të ndikuar tek qeveria në favor të bizneseve të tjera të tyre. Presioni politik dhe mungesa e fondeve shkaktoi kufizime tek media e shkruar. Autocensura dhe mugesa e sigurisë ekonomike të gazetarëve janë probleme. ”, thotë raporti, i cili përmend si shqetësim përdorimin e ligjeve për shpifjen kundër gazetarëve.

Në raport i është dhënë një rëndësi e posaçme edhe protestave të opozitës dhe dhunës nga ana e autoriteteve ndaj protestuesve, duke i vënë një theks të veçantë edhe çështjes së Unazës së re.

“Gjatë vitit 2019 Avokati i Popullit mori ankesa të shumta lidhur me përdorimin e tepruar të gazit lotsjellës nga policia gjatë protestave të opozitës dhe gjatë një nxjerrjeje me forcë nga banesa për shkak të ndërtimit të një unaze të re në Tiranë”, thuhet ndër të tjera në raportin e DASH për vitin 2019.

Të fundit