Flash News

KRYESORE

Eurodeputetët dënojnë shembjen e Teatrit Kombëtar: Shteti ligjor është primar

Eurodeputetët dënojnë shembjen e Teatrit Kombëtar: Shteti

Raporteri për Shqipërinë në PE, David Lega dhe përfaqësuesi për Çështjet e Jashtme të Zgjerimit i Partisë Popullore Europiane në PE, Michael Gahler kanë dënuar dhunën e ushtruar nga autoritetet ndaj aktivistëve në mbrojtje të Teatrit.

Në një deklaratë zyrtare, ata i bëjnë thirrje kryeministrit Rama që të ndalë dhunën dhe shembjen e ndërtesës si dhe të angazhohet në dialog, ndërsa sjellin në vëmendje dhe kushtet e vendosura për negociatat.

Reagimi i plotë:

Shembje e godinës së Teatrit Kombëtar gjatë natës sot. Unë e dënoj veprimin e autoriteteve dhe dhunën policore sot në Tiranë dhe i bëj  thirrje kryeministrit Rama që të ndalë shembjen e paligjshme të Teatrit Kombëtar, të ndalojë dhunën ndaj artistëve e aktivistëve dhe të angazhohet në dialog me të gjithë grupet e interesuara përfshirë Europa Nostra dhe Institutin e Bankës Evropiane të Investimeve të cilat mbështeten nga Komisioni Evropian dhe janë të gatshme për të ndihmuar. Teatri Kombëtar është renditur si një sit kulturor europian i rrezikuar.

I bëj thirrje kryeministrit Rama që të dëgjojë apelin e Komisioneres së Kulturës Gabriel dhe të ndalojë dëmet e pariparueshme. Sjell në  vëmendje të Qeverisë shqiptare 15 kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria për të filluar negociatat. Shteti ligjor është primar.

Të fundit