Flash News

KRYESORE

Rashica në udhëkryq, Lala i del kundër / Ekipi anglez shtyn për të

Rashica në udhëkryq, Lala i del kundër / Ekipi anglez shtyn

Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica, është një ndër emrat e shumë kërkuar në merkaton e janarit. Ai mund të largohet nga skuadra e Werder Bremen, pasi ka shumë interes për të. Gjermanët ndodhen në pozita të vështira dhe kanë nevojë për shërbimet e shqiptarit.

Aston Villa po shtyn shumë drejt Rashicës dhe është gati të ofrojë 35 milionë euro për lojtarin. Futbollisti shqiptar do të largohet, ndërsa nuk mendon njësoj me të menaxheri i tij Altin Lala. Ky i fundit dëshiron që Rashica të qëndrojë deri në fund të sezonit te Werder më pas të largohet.

Situata është pak e paqartë, pasi Rashica duhet të dalë kundër agjentit të tij, ndërsa në krahun tjetër Werderi nuk është i bindur nëse duhet të dorëzohet për shërbimet e shqiptarit, apo jo. Situata duket mjaft konfuze.

Të fundit