Flash News

OP-ED

Ras’putinët’ e pushtetit!

Ras’putinët’ e pushtetit!

Red Varaku

Qëllimi i një shtypi të lirë është demaskimi i kulisave të politikës në tërësi, ndërsa në vendin tonë, menjëherë pas rënies së regjimit, misioni i tij ka qenë dhe është demaskimi dhe çmontimi i asaj që quhet ndryshe “shteti brenda shtetit”, i cili ishte instaluar gjatë sistemit komunist dhe vazhdon të ketë influencë në politikën shqiptare nëpërmjet krimit.

Por, në fakt, prej fillimit shtypi duket sikur po bën krejt të kundërtën. Në vend që të hedhë dritë mbi ngjarje dhe fenomene, dhe ta bëjë atë të thjeshtë për t'u kuptuar për opinionin publik, një pjesë e medias qëllimisht e ka bërë politikën të pamundur për t'u kuptuar nga populli i thjeshtë.

Gjuha politike që hasim tek analistë dhe opinionbërës të ndryshëm është thjesht një zhargon, i cili e shpjegon politikën, jo më si fenomen, por si marrëdhënie personale të individëve që marrin pjesë në të.

Ata e kanë futur dialektikën politike me vetëdije në hullinë e tribalizmit politik. Njerëz pranë oborrit të cilët i njohin mirë kulisat e politikës, me vetëdije na bënë të besojmë rëndësinë dhe peshën e detajeve informale të marrëdhënieve.

Ata e dinë që sapo e beson këtë është e pamundur të shkëputesh nga ky interpretim. Ti fillon të besosh që gjithçka eshte e pakuptueshme dhe e painterpretueshme.

Por, ama ti beson se ka disa që ia dinë sekretet dhe interpretimet.

Ti fillon ta interpretosh politikën nëpërmjet tyre. Ata kthehen në njerëzit të cilët dinë dhe shpjegojnë gjithçka. Ata e paraqesin politikën si një lojë intriguese me maska, si në ato ballot e aristokratëve të Surrelit.

Ata gjithashtu sollën në politikën shqiptare rëndësinë e atleteve adidas, syzeve të errëta dhe i dhanë atyre rëndësinë e ngjarjeve apokaliptike. Edhe pse në dukje serioze, 'Tema' e Meros nuk ka qenë kurrë vetëm se një gazete thashethemesh të elitës.

Ata me zgjuarsi e kanë vendosur veten në rolin e Rasputinëve, një lloj prifti midis popullit dhe mistereve të shenjta të 'Zotit të Surrelit'. Ata i dhanë politikës formën e një kulti ritualet e së cilit i kuptojnë vetëm ata, dhe që të dekonstruktohet mesazhi politik thjesht duhet të dëgjosh vetëm kryemurgjit e sekreteve politike.

Deri para disa kohësh ishte vetëm Mero dhe disa mediokër anonimë. Tani i janë shtuar korit edhe të tjerë. Deri këtu edhe pse imorale kjo është zgjedhja e tyre.

Por, kurrë nuk e kisha menduar që do të kishin paturpësinë që do të futeshin kaq pabesisht në këtë moment kaq të rëndësishëm dhe delikat për popullin tonë, jo sepse kam patur ndonjëherë te guximi dhe te morali i tyre, por sepse nuk i kisha menduar kurrë kaq idiotë. Por me ç’duket paratë e gjakut të popullit t’i veshin sytë dhe nuk e shijon shkëmbin ku ti vetë po përplasesh dhe ku rrezikon t’i thyesh turinjtë.

Kjo, jo se kam menduar ndonjëherë  që ata kanë cipë, por ngaqë teza se Meta kërkon të bllokojë reformën në drejtësi pasi prej saj do të shpëtojë veten dhe Sali Berishën, është aq e lodhur, sa kushdo që e shet si tezë ngjajnë me ato prostitutat e vjetra me të cilat nuk shkon më njeri, sado lirë të ofrohen.

Por, me sa duket kur njeriu paguhet njëjtë me prostitutën, me të njëjtat para gjaku, që i janë vjedhur popullit më të varfër në Europë për të shkruar dhe manipuluar te vërtetën dhe opinionin publik, shndërrohet në derr të knaqun.

Jo, se dua te mbroj Ilir Metën, sepse mbrojtjen e tij e ka bërë vetë Rama më mirë se unë këto gjashtë vjet, saqë e bëri edhe president me votat e socialistëve, por kjo është një thikë pas shpine për popullin shqiptar. Një tradhëti që i bëhet ditën për diell të vërtetës që po ulëret këto ditë Qershori.

Por, kjo sigurisht e ka një shpjegim banal. Prostitutat e vjetra të gazetarisë shqiptare, që e kanë shitur interesin publik siç kanë shitur faqen e tyre të zezë, për një shtëpi në Lalëz a për një bursë studimi, e bënë me qëllimin e ulët për të devijuar vëmendjen e opinionit publik nga dy pyetjet vrasëse që lindën menjëherë pas publikimeve të BILD:

-Pse nuk jep dorëheqjen Edi Rama pas publikimeve skandaloze të BILD?

-Pse nuk arrestohet Vangjush Dako?

Për t'u kotrabanduar me dinakëri nga ras’ putinët’ me dy pyetjet idiote:

-A ka të drejtë Ilir Meta të zhdekretojë 30 qershorin?

-A do të ketë zgjedhje me 30 qershor?

A thua se në Shqipëri nuk janë shtyrë kurrë zgjedhjet! A thua se në Shqipëri kushtetuta nuk është shkelur kurrë!

Por, habitem se si mund ta mendosh kaq idiot dhe naiv këtë popull edhe pas 30 vitesh histori pluralizmi kur kanë parë lloj lloj teknikash nga blerja me vaj dhe makarona, mbledhja e kartave, e deri te dhuna dhe presioni që u pa në zgjedhjet e 2017?

Si mund të mendosh se populli mund ta hajë sërish të njëjtin justifikim se Meta ka frikë vetingun, kur vetë ke vjedhur gati 5.5 miliardë dollarë vetëm në dy vitet e fundit.

Kur vetë ke kanabizuar Shqipërinë dhe ke kriminalizuar sistemin. Kur je kapur duke bërë marrëveshje me oligarkë dhe kriminelë për të vjedhur vota dhe plaçkitur Shqipërinë. Kur e ke çuar çmimin e një kilometri autostradë sa kosto e të gjitha librave për fëmijët etj, se lista ështe aq e gjatë sa nuk dua të duket si retorikë.

Si mund ta akuzosh Ilir Metën kur po t’i plasin dyert e Europës në surrat për të disatin vit rresht? Kur Holanda votoi për rikthimin e vizave, dhe në të njëjtën rrugë është Franca dhe Zvicra?

Por, harrojnë që jemi përballë një ngjarje të madhe historike për të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë trojeve, e cila ka tërhequr vëmendjen e të gjithë faktorëve politikë dhe mediave më prestigjioze ndërkombëtare.

Stina e protestave ka krijuar një lëvizje popullore , e cila pritet të sjellë një vizion të ri për demokracinë në vendin tonë dhe do t’i fshijë nga faqja e dheut edhe këtë farë prostitutash tranzicioni politik dhe mediatik.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

BIRTHDAYS POLITIKO STAFF

 

 

 

 

Loneta Progni   12 janar

Alfred Lela         24 janar

Suela Furriku     11 shkurt

Dona Zeqa        16 shkurt

Xhul' Jakimi       28 mars

Don' Cecja         5 prill

Kev' Sinani        16 korrik

Jona Kazani      24 shtator

Klaudia Kellezi  2 tetor

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit