Flash News

KRYESORE

Rastësi apo e mirëmenduar? Rama kërkoi mandatin e tretë para bustit të Skënderbeut

Ditën e sotme u zhvillua në Elbasan mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku u mor vendimi për caktimin e datës së Asamblesë Kombëtare më 4 shtator dhe caktimin e disa drejtuesve të rinj në disa qarqe të vendit.

Rama kërkon mandatin e tretë radhazi të partisë së tij në pushtet dhe kërkoi reflektim nga të tij. Por, një detaj i veçantë ishte sfondi prapa kryeministrit Rama, teksa foli, pas përfundimit të mbledhjes. Prapa kreut të qeverisë qëndronte busti i heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe nuk dihet nëse kjo ishte thjesht një rastësi apo një zgjedhje e mirëmenduar.

Ka qenë ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2017 e krahasoi kryeministrin Edi Rama me heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeun dhe më vonë nuk ka shfaqur aspak pendesë kur është pyetur gjatë intervistave në media. Ndërkohë që pas kësaj deklarate, shpesh herë Edi Rama është ka ironizuar me reagimin publik  të Sporopalit, duke e quajtur ministrien "Mamica".

Të fundit