Flash News

KRYESORE

Rastësi? Dy ministra brenda pak orëve: Edi Rama e do debatin intelektual

Rastësi? Dy ministra brenda pak orëve: Edi Rama e do debatin

Në një kohë që në Partinë Socialistë po flitet gjithnjë e më shumë për klane dhe për shantazhe ndaj kryeministrit, mbrëmjen e sotme dy ministrat të qeverisë, Arben Ahmetaj dhe Sandër Lleshi janë shfaqur me një qëndrim të unifikuar në mbrojtje të Ramës.

Në thelb, argumentat e tyre konsistojnë në shfaqjen e kryeministrit si një figurë që mbështet debatin brenda mazhorancës dhe se ato që përfliten gjërësisht në publik janë spekulime të pabazuara në fakte.

Arben Ahmetaj:“Kam qenë në nivele nga më modestet deri ky. Ky është një kryeministër i përgjegjshëm. Debati me kryeministrin për cdo çështje vijon me orë, të gjithë ministrat e kanë mundësinë për të debatuar. Autoriteti i kryeministrit është i padiskutueshëm. Zoti Xhafaj e di shumë mirë çfarë do të thotë autoriteti”, pohoi ministri i Ekonomisë dhe Financave në ‘5 pyetje nga Babaramo’ në orën 20:30.

Sandër Lleshi:“Unë nuk kam asnjë vërejtje. Çfarë kam vërejtur unë tek Rama është se ai e do debatin intelektual. Ekziston një risk me Edi Ramën se mund të përfundosh në një formal nëse je zero”, theksoi ministri i ri i Brendshëm  në ‘Opinion’ në orën 22:00.

Nuk është e qartë nëse kjo është rastësi apo një strategji e re për të përmirësuar imazhin e kryeministrit; kuotat e të cilin duket së janë në rënie në perceptimin e opinionit publik.

Të fundit