Flash News

KRYESORE

Rastësitë e çuditshme me 1966, katër arsye pse Anglia mund të fitojë Botërorin 'Rusi 2018'

Rastësitë e çuditshme me 1966, katër arsye pse Anglia mund

“BBC Footbal” ka publikuar një gjë shumë interesante që kishte ndodhur shumë vite më parë, 1966, kur Anglia fitoi për herë të fundit një Kupë Bote, pasi mundi Gjermaninë Perëndimore me rezultatin 4:2.

Atë vit ka patur 5 fakte që janë përsëritur edhe në 2018 ndaj në Angli besojnë se në Rusi ata do të ngrenë trofeun e Kupës së Botës.

Në 1966 Real Madrid ka fituar Kupën e Europës, ose siç njihet sot “Champions League”, Burnley është kualifikuar në Europë, Manchester City ka fituar kampionatin (Championship), Chelsea e ka përfunduar “Premier League” në vendin e 5-t dhe në fund Anglia ka fituar Botërorin.

Tani në 2018, 4 nga këto 5 fakte rastis të jenë të njëjta. E fundit që mbetet për t’u plotësuar është që Anglia të shpallet kampione botë ne Rusi.

Ekipi i ‘tre luanëve’ do të luajë të martën në orën 20:00 kundër Kolumbisë, ku shpreson të kalojë në çerek-finale.

1966:

Real Madrid fitoi Kupën e Evropës

Burnley u kualifikua në Evropë

Man City fitoi Ligën

Chelsea përfundoi i 5-ti

Anglia fitoi Kupën e Botës

2018:

Real Madrid fitoi në Evropë (Champions Leaguen)

Burnley u kualifikua në Evropë

Man City triumfoi në Ligë

Chelsea përfundoi i 5-ti

Anglia tashmë e ka kaluar fazën e grupeve, por a mund të përsëritet historia dhe të triumfojë? Kjo mbetet të shihet.

Të fundit