Flash News

KRYESORE

Rastet kur shtimi në peshë është shenjë e një problemi të rëndë shëndetësor

Rastet kur shtimi në peshë është shenjë e një

Keni qenë aktivë fizikisht dhe keni shkuar në palestër si gjithmonë, jeni ushqyer me ushqime të shëndetshme sipas një diete të caktuar, keni marrë lëndët e nevojshme ushqyese pa e tepruar me kaloritë…megjithatë, numri në peshore vazhdon të rritet.

Shtimi sikur edhe pak kile në peshë pa asnjë shkak mund të jetë edhe si pasojë e ndonjë gjendje shëndetësore të fshehtë, si çrregullimi hormonal apo deri tek një sëmundje e rëndë që po shkakton dalje jashtë kontrollit të metabolizmit.

Ekspertët kanë zbuluar disa nga arsyet përse po shtoni në peshë edhe pse stili i jetesës vazhdon të mbetet i njëjtë.

Ja cila mund të jetë një nga 8 arsyet përse keni shtuar shumë në peshë këto kohët e fundit.

  1. Ndiheni të lodhur …mund të jetë hipotiroidizmi

Nëse një grua shkon në zyrën e mjekut me ankesën se ka shtuar shumë në peshë këto kohët e fundit, pa asnjë shkak, tiroidja do të jetë pjesa e parë e trupit që mjeku do të kontrollojë. Dhe kjo për një arsye shumë të drejtë: 1 në 8 gra në të gjithë botën janë të predispozuara të zhvillojnë probleme me tiroiden në një periudhë të jetës së tyre.

Kjo gjëndër në formë fluture në qafë është përgjegjëse për sekretimin e hormoneve që rregullojnë metabolizmin dhe nëse keni një tiroide jo shumë aktive (quajtur ndryshe hypotiroidizëm), mund të ngadalësohet metabolizmi, duke çuar kështu në shtim në peshë.

Gratë që vuajnë nga hipotiroidizmi mund të vuajnë gjithashtu nga nivelet e ulëta të energjisë ose lodhja, lëkura  e thatë, rënia e flokëve, ngjirja e zërit ose kapsllëku.

  1. Cikli menstrual është i çrregullt …mund të jetë sindroma e vezores policistike

Studimet kanë treguar se 1 në 5 gra vuajnë nga sindroma e vezores policistike, një çrregullim endokrin që shkakton një mosbalancim të hormoneve riprodhuese si estrogjeni dhe testosteroni. Si pasojë e këtij çrregullimi vijnë edhe një sërë simptomash të padëshirueshme, si çrregullim të ciklit menstrual, rritje të qimeve në fytyrë dhe zhvillim të migrenës.

  1. Jeni të stresuar …mund të jetë depresion

Kur jemi të stresuar, kalojmë në një fazë depresive  ku rritet adrenalina së bashku me hormonet e kortizolit, që supozohet të na ndihmojë neve të rikthejë energjitë dhe të ruajë kaloritë. Problemi? Shumica nga ne stresohemi duke qëndruar edhe në tavolinën  e punës – një periudhë kohe kjo kur nuk na duhen ato kaloritë shtesë. Por, ndërkohë na shtohet edhe uria dhe vrapojmë drejt gjërave të pashëndetshme.

Nëse ndiheni në ankth, keni probleme në të folur, ndiheni të lodhur dhe keni humbur interesin në gjëra të përditshme, flisni me mjekun e familjes ose një psikolog që mund t’ju sugjerojë një mënyrë për rikthimin në gjendjen e mëparshme. Kështu do të humbisni edhe disa kile që i keni shtuar së fundmi.

  1. Nuk keni fjetur mjaftueshëm natën …mund të jetë pagjumësia

Pagjumësia shkakton një sërë çrregullimesh në nivelet e hormoneve të urisë dhe metabolizmit: Mosfjetja mjaftueshëm rrit nivelet e hormonit ghrelin, hormoni që sinjalizon që është koha për të ngrënë, ndërkohë që ul nivelet e leptinës, hormoni që njofton se jeni ngopur tashmë.

Pasojat: shtimi në peshë pa e kuptuar fare.

  1. Ndiheni vazhdimisht të fryrë…mund të jetë SIBO

E dimë të gjithë që zorrët kanë nevojë për bakterin e mirë për të funksionuar (probiotikët, për shembull), ashtu siç janë të pashmangshme edhe bakteret e këqija në traktin digjestiv. Nëse prishet balanca e baktereve të mira dhe të këqija, mund të kemi një rritje të jashtëzakonshme të baktereve në zorrën e hollë (shkurt SIBO), që shkaktojnë gazra, fryrje barku, dhimbje të stomakut, diarre dhe, e pashmangshmja, shtimi në peshë.

Të fundit