Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Rasti flagrant i Bashkisë së Tiranës, përjashton pronarët e tokës për interesa klienteliste
Deputetja e Tiranës, Orjola Pampuri dhe kreu i këshilltarëve të PD-së në Këshillin Bashkiak, Kreshnik Çollaku denoncuan kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj, i cili u mohon pronarëve të tokës tek Pallati i Kulturës të drejtën e fituar që në 95-ën për të shitur libra në pronën e tyre. Bashkë me 2 pronarët e dëbuar nga prona dhe me kreun e këshilltarëve demokratë, deputetja Pampuri vuri në dukje se në të njëjtën zonë Erion Veliaj ka parashikuar shitje librash jo nga pronarët, por nga klientët e vet.
“Sot përballemi me një padrejtësi, me atë të cilën shteti ndryshe bën shou dhe ndryshe vepron me padrejtësinë kundrejt pronarëve të ligjshëm. Në krah kam dy pronarë, z/ Gëzim Kerni dhe zonja Suzana Bardhoshi, të cilët, të dy bashkë, kanë një pronë e cila daton që në vitin 1940 dhe në vitin 1995 kanë marrë të drejtën nga Bashkia për të ushtruar biznesin e tyre, në një kioskë, për të shitur libra dhe gazeta. Ata punojnë së bashku dhe janë të vetëpunësuar brenda ligjit. Prej dy ditësh, enden rrugëve për të gjetur të drejtën si pronarë të ligjshëm. Kanë një tokë që është e tyre, sikurse edhe një pjesë e Pallatit të Kulturës e cila i është marrë dhe shteti e shfrytëzon duke e dhënë me qera personave të tjerë dhe këta zotërinj nuk marrin asgjë, as qera. Përveç kësaj, sot gjenden të brakstisur, të larguar dhe të palajëmruar për të zhvendosur kioskën e tyre të cilën e përdornin për të jetuar. Zonja është invalide dhe sot përballet në vishtirësi financiare, sepse merr një pension prej 6300 lekësh të reja. Zotëria është i papunë, mamanë e zonjës e cila jeton edhe ajo me një pension shumë të vogël, dhe ka një kredi shumë të madhe të cilën e kanë marrë për të blerë libra të cilat i tregtonin në kioskën në të cilën hiqet pa një lajmërim paraprak dhe këta persona janë pronarë edhe të tokës prej 172m2 në të cilën është parashikuar të bëhet një book Garden siç e quan Kryetari i Bashkisë, por në atë zonë do të vendosen të gjithë klientët, miqtë e Kryetarit të Bashkisë, por një kioskë për të cilën këta dy zotërinj kanë bërë kërkesë për të patur vendin për të shitur përsëri libra që i kanë shitur për 23 vjet me rradhë, nuk kanë mundësi ta kenë aty. Kjo është një padrejtësi që i bëhet shqiptarëve, pronarëve. Partia Demokratike, unë si deputete e Tiranës do të jem në krah të tyre dhe nuk do të lejoj që disa persona të mos kenë vendin e tyre. Ata jo vetëm që duhet të kenë një vend për të shitur librat e tyre, madje duhet të marrin qera duke qenë se janë pronarë të kësaj toke nga të gjitha kioskat që do të vendosen aty.”-deklaroi deputetja Pampuri.
Kreu i këshilltarëve të PD, Kreshnik Çollaku tha se këtë çështje do e ngrejë në Këshillin Bashkiak ndërs akuzoi kreun e Bashkisë së Tiranës se po dhunon të drejtat e qytetarëve.
“Siç e shihni është një rast flagrant i dhunimit të të drejtës të dy qytetarëve të Tiranës. Kanë bërë kërkesa qoftë bashkisë e qoftë qeverisë dhe nuk kanë përgjigje. Një qytet ndërtohet kur në të ndërtohen rrugë, kur mbillen edhe pemë dhe bëhen edhe godina, por nuk ka një qytet kur dhunohen qytetarët dhe ne sot jemi në rastin flagrant e dhunimti të dy qytetarëve. Kryetarit i Bashkisë mund të bëjë shou-n e radhës të çdo lloj forme, mund të ndezë drita, mund të mbjellë pisha apo plepa, por smund të qeverisë qytetin kur qytetarët e tij dhunohen dhe keqadministrohen. Jemi këtu për tu solidarizuar me këta njerëz dhe me çdo njeri që e ka këtë problem në Tiranë dhe për të bërë një apel për aq sa na dëgjojnë dhe në rast se u ka mbetur një grim vullneti, të kuptojnë këtë gjë; qyteti duhet administruar dhe në radhë të parë të administrohen nevojat e qytetarëve. Nuk mund të zhvillohet asgjë duke dhunuar të drejtat e qytetarëve të këtij qyteti që në fund të fundit edhe e kanë votuar zotërinë dhe ua ka marrë votën me premtime të bukura. Qyteti janë qytetarët dhe pastaj vijnë të tjerat. Ky është mesazhi që do ta ngrejmë edhe në ballafaqim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës”, tha Çollaku.
Një nga pronarët e tokës dhe kioskës që përdor në krah të Pallatit të Kulturës tha se Bashkia nuk i ka bërë njoftim formal për prishjen e dyqanit të tij. Ai tha se në tokën e tij do ndërtohen kioska të tjera, ndërsa atij vetë nuk do i lejojnë të përdorë kioskën që e mban hapur prej 23 vjetësh e ushqen familje.
“Ne kemi 23 vjet që disponojmë këtë dyqan. Jemi në tokën tonë. Po u tregoj një rast analog. Në vitin 1941 dhe 1942, kur ishim të pushtuar nga Italia fashiste, donin të bënin një kinema këtu dhe erdhën dhe morën lejen e pronarëve duke na ofruar ne 10 mijë franga ari. Këtu janë dokumentat dhe janë edhe në Arkivë. Në vitet 60 më pas u prish pazari dhe u ndërtua Pallati i Kujturës, por rasti jonë është që ne kemi 23 vite që punojmë këtu me të gjitha rregullat e shtetit, duke e punuar me gruan time invalide. Tani këtu para nesh në pronën tonë do bëhet një projekt me kiosta për shtypin dhe librin, por jo për ne. Bashkia duhet të kujdeset edhe për ne ndryshe do ikim për azil si gjithë populli shqiptar. Jemi në hall të madh. i kemi ëbrë kërkesë bashkisë dhe përgjigje nuk kemi marrë. Kam marrë edhe 10 milionë lekë kredi për të blerë libra dhe në magazinë kam 20 milionë lekë libra dhe tani nuk di ku ti çoj. i kam kërkuar edhe bankës lehtësi dhe ndihmë njerëzve të mi se këtu nuk flitet më për asgjë. Kjoskën ma kanë dëmtuar dhe ajo zonja e Bashkisë ka ardhur këtu dhe ka lajmëruar verbalisht por sna ka dhënë njoftim zyrtar që ne të marrim masat e të marrim avokat e çdo gjë tjetër. Ne nuk jemi në kundërshtim që bashkia të bëjë diçka të bukur për qytetin por smund të jenë në kundërshtim me ne qytetarët. i kemi dhënë votën dhe presim që të na ndihmojë dhe jo të na çojë në rrugë të madhe”, u shpreh një prej pronarëve të tokës.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38