Flash News

KRYESORE

Rasti i abuzimit të 16-vjeçares në Kosovë, vazhdojnë protestat në Komunën e Drenasit

Sot në komunën e Drenasit në Kosovë, po protestohet për rastin e ngacmimit seksual të 16-vjeçares.

Protesta ka nisur nga ora 12:00 deri 13:30  dhe i janë bashkuar qytetarë, nxënës të gjimnazit "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", si edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Protestuesit kanë dalë në rrugë me pankarta, ku shkruhet: “Pro mësimit, jo përdhunimit” apo  "Shtet përdhunues".

Në të njëjtën orë është paralajmëruar të mbahet edhe seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës lidhur me ngacmimin seksual, përdhunimin dhe kryerjen e abortit të paligjshëm ndaj të miturës nga Drenasi dhe përgjegjësinë institucionale.

Nxënësja nga Drenasi ishte abuzuar nga mësuesi i saj dhe kishte shkuar në polici të denonconte ngjarjen. Por, tmerri i saj vetëm sa kishte filluar. Hetuesi Vesel Veseli kishte marrë deklaratën, e kishte fotografuar të zhveshur dhe pas ekspertizës mjekoligjore e kishte shantazhuar, që ta detyronte të kryente marrëdhënie me të.

Makthi i 16-vjeçares do të vazhdonte për një vit. Vajza mbeti shtatzënë me abuzuesin e saj, i cili e ka detyruar të abortojë në klinikën e një mjeku gjinekolog, Femi Ahmeti, në Prishtinë.

Sot, të tre këta njerëz po paguajnë faturën e veprimeve të tyre. Hetuesi 50-vjeçar u vu në pranga të martën, ndërsa ishte media kosovare “Insajderi” e cila informoi Prokurorinë për rastin e rëndë, duke vënë në lëvizje mekanizmin e drejtësisë.

Klinika e mjekut që kreu abortin është bastisur nga forcat e rendit, ndërsa kryetari i Bashkisë së Drenasit sqaroi se edhe mësuesi Shkëlzen Gjekaj është pezulluar.

Të fundit