Flash News

KRYESORE

Rasti i Gent Cakajt, Meta kërkesë Ruçit: Komision hetimor për të verifikuar punën e DISK

Presidenti Ilir Meta i është drejtuar me një kërkesë kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, dhe krerëve të grupeve parlamentare, ku kërkon ngritjen e një komisioni hetimor për hetimin e veprimtarisë së Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DISK).

Në kërkesën e tij, Meta i referohet rasti të Genc Cakaj, ku rezultoi se ishte pajisur me certifikatë sigurie nga ana e DISK për 24 orë.

“Duke qenë se nga ky proces shqyrtues i Presidentit të Republikës, janë evidentuar shkelje të rënda në veprimtarinë e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, Presidenti i Republikës, vlerëson të domosdoshme kryerjen e një hetimi të plotë administrativ mbi veprimtarinë e këtij institucioni mbi këtë rast”, thuhet ndër të tjerash në letrën e Presidentit.

Të fundit