Flash News

KRYESORE

Rasti ‘Nuhu dhe Zagani’, ish-ministri: Përvoja tregon se kanë të drejtë, Rilindja i ndëshkon

Rasti ‘Nuhu dhe Zagani’, ish-ministri: Përvoja tregon se

Ish-ministri Ylli Manjani ka reaguar sërish lidhur me rastin e ish-oficerëve Emiljano Nuhu dhe Dritan Zagani, të cilët janë larguar nga Shqipëria pasi denoncuan me zë të lartë krimet, ku vetë shteti është i përfshirë.

Në një status në rrjetet sociale, Manjani shkruan se përvoja ka treguar se deri tani oficerët që denoncojnë kanë patur të drejtë, ndërsa Rilindja i ndëshkon, duke i akuzuar se duan të përfitojnë ‘azil politik’.

“Emiljano Nuhu është i dyti oficer policie pas Dritan Zaganit, që denoncon një krim shtetëror!

Në të dy rastet Rilindja ndëshkon denocuesit, me të njëtën metodë e teknologji. Madje edhe me të njëjtat fjalë: “e bëjnë për azil”... Përtojnë të shkruajnë, thjesht ndryshojnë emrat e deklaratave të mëparshme!

Kulmi! Përvoja tregon se oficerët që denoncojnë, kanë të drejtë... Ky është degjenerim ekstrem i pushtetit që sillet si pushtues!”, shkruan Manjani.

Të fundit