Flash News

KRYESORE

Rasti ‘Valdrin Pjetri’, Spiropali: Nuk ‘hedhim’ fall për të shkuarën e individëve, s’jemi hetuesi

Rasti ‘Valdrin Pjetri’, Spiropali: Nuk ‘hedhim’ fall

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka folur në rubrikën ‘Opinion’ për rastin e Valdrin Pjetrit. Ajo u shpreh se PS nuk është agjenci ligjzbatuese dhe as hetues i specializuar, që të zbulojë të shkuarën e individëve.

“Ne mbajmë përgjegjësi si forcë politike për gjithçka që ndodh nën siglën dhe logon e PS, por nuk jemi as agjenci ligjzbatuese, as hetues të specializuar për të zbuluar të shkuarën e individëve. Kandidatura ka kaluar në të gjithë procesin e filtrimeve dhe është paraqitur edhe në Kryesinë e PS. Nuk është kryetari që vendos i vetëm për kryetarët, ata kalojnë në një proces të gjatë. Është e pamundur të hetojmë të shkuarën e kandidatëve, kur ajo nuk reflektohet në dëshmitë e penalitetit dhe dokumente të tjera. Ndaj ne që dje propozuam që të kemi ndryshime në ligjin e Dekriminalizimit, në mënyrë që të parashikohet një periudhë filtrimi nga institucionet përkatëse, para se partitë të zgjedhin kandidatët”, tha Spiropali.

 

Të fundit