Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Igli Tola
Filozofi i njohur amerikan, Noam Chomsky (Noam Çomski), një emër i njohur i profesoratit të Institutit të Teknologjisë së Masachusetts, (MIT), në një artikull të posaçëm mbi propagandën sugjeron dhjetë strategji të përdorura gjerësisht për manipulimin e publikut përmes bashkëpunimit 'Politikë-PR-Media'. Për ta bërë analizën e profesorit më konkrete, e shtjellojmë me shembuj nga aktualiteti politik në vend duke i analizuar ngjarjet rast-pas-rasti.
Strategjia e parë që Çomski sugjeron është ajo e diversionit. Kjo strategji, si element kryesor i kontrollit social, konsiston në zhvendosjen e vëmendjes së publikut nga problemet e rëndësishme drejt çështjeve të bujshme, por pa asnjë vlerë reale. Kjo do të thotë të ndërtosh 'bunkerë' apo në mungesë të tyre të mbash njerëzit në gatishmëri, për të harruar. Praktimi i saj është 'trendy' dhe tejet efikas për elektoratin shqiptar.
Kujtojmë raatin e javës që lamë pas, 'dashuria platonike' e znj. Ornela Vorpsi për kryeministrin e vendit, z. Edi Rama. Një shkrimtare, piktore, fotografe me një karrierë të konsoliduar në Perëndim, rivjen në atdhe me një ekspozitë në hollin e Kryeministrisë dhe në vend të përdorë interesimin mediatik për të promovuar artin e saj, rrëfen një 'love story' të saj të para gati tridhjetë vitesh. Nuk ma ha mendja se znj. Vorpsi duke synuar të shfaqet avanguardiste të binte në 'kthetrat' e naivitetit, pasi rrezikon të 'rrënjoset' në mendjen e shqiptarëve thjeshtë si 'adhuruesja' platonike e z. Rama. Për ndokënd që aludon ende se 'skupi' i znj. Vorpsi nuk ka lidhje me PR-in kryeministror, për të hequr vëmendjen e masës nga (keq)qeverisja, apo protesta në Kalimash dhe drejtuar 'prozhektorët' nga figura artistike dhe antikonformiste e Kryeministrit, mjafton të sjellim në vëmendjen parimin e kriminologjisë: "Nuk ka rëndësi të vërtetosh ngjarjet e vogla. Nqs shumë rastësi çojnë në një ligjësi, atëherë kemi të bëjmë me paramendim".
Strategjia e dytë është ajo e krijimit të problemeve, e më pas ofrimit të zgjidhjeve. Kjo metodë quhet ndryshe “problem – reagim – zgjidhje”. Pra krijohet më parë një problem, një “situatë” e parashikuar, për të ngjallur më pas një reagim publik, ku zgjidhja që ofrohet është pikërisht ajo e menduar më parë. Kush e di, mbase edhe 'toll-i' 5 Euro në Kalimash ishte një 'instrument' provizor për të matur 'voltazhin' e reagimit qytetar dhe i planifkuar për tu hequr, si shenjë reflektimi e qeverisë për mos funksionimin e komunikimit me elektoratin?
Strategjia e degradimit është e treta që Çomski konstaton. Sipas kësaj teknike, në këndvështrimin e Çomskit, nëse do që publiku të pranojë një vendim të papranueshëm, mjafton të aplikosh strategjinë e keqësimit të gjendjes sociale, ekonomike, politike e të thuash se stabiliteti e jeta e gjithsecilit është në rrezik. Kjo ishte një mënyrë komunikimi politik e kryeministrit Edi Rama kur erdhi në pushtet, e mbështetur nga një “ushtri” analistësh (spin doctors) që mbronin idetë e tij. Ai ushqeu mediat dhe opinion publik se vendi ishte i zhytur në një krizë të madhe ekonomike, të trashëguar nga administrata e djathtë politike, duke justifikuar në këtë mënyrë edhe rritjen e taksave, mosrritjen e rrogave për një periudhe dy tre vjeçare dhe shumë reforma të tjera të ndërmarra prej tij.
Një tjetër mënyrë që Çomski parashikon është strategjia e ndryshimit. Paraqitja e vendimeve si “të dhimbshme, por të domosdoshme” edhe kur mbas tyre fshihen vetëm interesa vetjake të çastit. E hasur në qeverisjet e pothuajse çdo kahu politik, kjo është një teknikë e praktikuar gjerësisht, por më së shumti nga partitë që janë në pushtet dhe qeverisin vendin. Justifikimi që vetë kryeministri Edi Rama ka bërë për koncesionet në sektorin e shëndetësisë apo edhe për rrritjen e disa taksave janë një shembull i kësaj strategjie. Rama u arsyetua me idenë se këto koncesione janë të domosdoshme për përmirësimin e situatës në shëndetësinë shqiptare, pavarësisht kostove që ato kanë. Ndërkohë, edhe pse jo të provuara nga gjykatat, në media ka pasur një debat të gjerë publik mbi implikimet dhe përfitimet e mëdha financiare të ministrave të Qeverisë nga këto koncesione.
T’i drejtohesh publikut sikur po i flet një fëmije është mënyra tjetër e konstatuar nga Çomski. Në komunikimet politike vihet re një përdorim i gjerë i kësaj strategjie, veçanërisht në takimet e zhvilluara në zonat rurale. Duket se politikanët janë të bindur se reagimi do të jetë po aq infantil, sa edhe teknika që ata përdorin. Na shfaqen si imazhe 'toën hall-et' e organizuara më së shumti në periudhë fushate, ku si Kryeministri aktual, por edhe ai i mëparshmi praktikonin 'uljen gju-më-gju me popullin' .
Çomski konstaton edhe një tjetër strategji interesante, atë të mbajtjes së njerëzve në injorancë. Injoranca, mbyllja, konspiracioni politik, varfëria ekonomike, prapambetja sociale, qoftë edhe i një grupi të caktuar shoqëror, janë aleatët më të mirë të pushteteve. Po të shohim të vetmet shtete ku ka akoma forma qeverisje tiranie, diktatoriale, tribuje janë Republikat e prapambetura të Afrikës qëndrore dhe një pjese të Azisë.
Po ashtu, Profesor Chomsky na njeh edhe me disa teknika të tjera po kaq rezultative. T’u bësh thirrje emocioneve në vend të mendimit. Në këtë rast, emocionet duket se hapin portën drejt inkoshiencës, duke futur në regjistrin e saj ide, dëshira, frikë, pasion e qëndrime të ndryshme. Kjo metodë sipas tij duhet miksuar me përpjekje persistente për të inkurajuar njerëzit të pranojnë injorancën e tyre, pasi vetëm në këtë mënyrë elektorati do të ndalojë së logjikuari dhe vepruari racionalisht (pasi nuk i besojnë intelektit të tyre) dhe do të vlerësojnë kandidatët instiktivisht, bazuar në atraktivitetin fizik apo emocional që krijojnë me ta.
Të zëvendësosh revoltën me fajësinë, do të thotë t’i bësh njerëzit të besojnë se ata janë fajtorët e vetëm të gjendjes dhe fatkeqësisë së tyre dhe, në vend që të revoltohen ndaj sistemit, duhet të revoltohen ndaj vetes, gjë që i fut në një gjendje depresive që, ka si synim mosreagimin shoqëror.
Metoda e dhjetë e përkufizuar nga Çomski ka të bëjë me atë që të ndikosh te njerëzit të besojnë në plotfuqishmërinë e dominimit të ndërgjegjes. Kjo formë duket si një përpjekje për të vënë nën kontroll mendjen e ndërgjegjen. Një rol të pazëvendësueshëm në këtë strategji manipulimi, në krah të politikës e pushtetit luajnë edhe mediat si megafon dhe instrument i arritjes së qëllimit.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38