Flash News

KRYESORE

Raundi i dytë i aplikimit në universitete, hapat që duhet të ndjekin konkurrentët

Për të gjithë maturantët të cilët nuk dolën fitues për në universitet raundin e parë, kanë ende një shans për tu bërë pjesë e atyre publike apo private.

Data 1 tetor shënoi dhe nisjen e regjistrimet në fazën e dytë të ndarë në 7 faza 48-orëshe për të gjitha kuotat e paplotësuara. Nëpërmjet një udhëzimi të posaçëm, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka bërë publike hapat që duhet të ndjekin studentët për t’u shpallur fitues.

“Periudha 1 tetor deri në 14 tetor është e ndarë në 7 faza 48-orëshe. Secili aplikant ndjek ecurinë e procesit të shpalljes fitues të tij në njërin apo disa programe studimi nga ato që ka përzgjedhur në formularin e aplikimit. Kur ai është shpallur fitues, duhet të paraqitet pranë IAL-së ku dëshiron të regjistrohet, brenda afatit 48-orësh. Nëse aplikanti nuk regjistrohet brenda afatit 48-orësh, ai humbet të drejtën e regjistrimit, në ato programe studimi ku ishte shpalllur fitues në atë fazë. Për programet e studimit të ofruara nga universitetet private të cilat nuk parashikojnë kritere shtesë, nuk aplikohet ndarja në faza 48-orëshe”, thuhet në udhëzimin e MASR

Të fundit