Flash News

KRYESORE

Raundi i dytë i bisedimeve, Nikos Kotzias vjen në Shqipëri

Raundi i dytë i bisedimeve, Nikos Kotzias vjen në Shqipëri

Raundi i dytë i bisedimeve midis Shqipërisë dhe Greqisë do të zhvillohet në muajn janar të vitit 2018-të. Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati gjatë një interviste për ‘Zërin e Amerikës’ njoftoi se homologu i tij grek, Nikos Kotzias do të vijë në Shqipëri në fillim të vitit.

Ai theksoi se do vijojnë diskutimet e nisura në takimin e Kretës.

“Ne kemi shtruar të gjitha çështjet që datojnë që nga Lufta e Dytë Botërore deri në ditët e sotme. Besoj se jemi në një rrugë më të mirë seç kemi qenë. Do të ketë një raund tjetër në janar, këtë herë në Shqipëri, ku ne do të vazhdojmë mbi ato diskutime që kemi bërë, sidomos gjatë takimit të fundit në Kretë. Besoj se është krejt e qartë për opinionin publik që çështjet e një natyre historike mbartin një lloj sensibiliteti të caktuar për palët, sikundër çështjet që kanë të bëjnë me delimitimin e shelfit dhe zonës ekskluzive ekonomike, apo një përcaktim më të mirë të gjithë regjimit kufitar, që duhet të ekzistojë ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, është një çështje që kërkon një vëmendje të posaçme nga të dyja palët dhe ne po përpiqemi për të punuar në këtë drejtim”, tha Bushati.

Ministri nuk sqaroi nëse bisedimet do të zhvillohen në Tiranë apo në ndonjë qytet tjetër të Shqipërisë, si dhe nëse është arritur përparim në ndonjë prej çështjeve problematike.

Të fundit