Flash News

KRYESORE

Reagim pas reagimi, Nikolla e pavendosur: Kam menduar dhe dorëheqjen; kërkoj ndërhyrjen e Ramës

Reagim pas reagimi, Nikolla e pavendosur: Kam menduar dhe dorëheqjen;

Ministrja e Arsimit ka reaguar sërish lidhur me protestën e studentëve, e cila sot shënoi ditën e katërt.

Pas komentit në ‘Facebook’, Nikolla është prononcuar edhe për ‘News 24’, ku ndër të tjera i quajti të rinjtë-protestues si pasuria e kombit.

“Nuk dua të ngre hipoteza mbi një shtresë që është pasuria e kombit. Ata janë djem e vajza të rritur në demokraci që e dinë që komunikimi e konsensusi janë armët më të forta”.

“Nuk dua të komentoj fare ngjyrimet politike, i kam ndjekur dhe reagimet politike. Por ajo që më shqetëson janë vetëm kërkesat e studentëve. Ato janë kryesorja”, u shpreh Nikolla, duke shtuar se ka menduar edhe per doreheqjen. “Kam menduar shumë gjëra por ajo që shqetëson është zgjidhja e problemit dhe studentët të kthehen sa më shpejt në klasa”.

Pyetur për qëndrimin e kryeministrit, Rama ajo sqaroi se kreu i ekzekutivit po e ndjek me vëmendje situatën dhe është i hapur për dialog.

“Rama ndjek me shumë shqetësim dhe seriozitet protestën. Patjetër që ka komunikim dhe kryeministri është i hapur për komunikim e dialog me studentët. Nuk flasim për negociata, flasim për komunikim për të ecur para me shumë çështje që studentët ngrejnë,” përfundoi ajo.

Studentët kanë hartuar tetë kërkesa, të cilat konsistojnë në uljen e tarifave.

Të fundit