Flash News

KRYESORE

Reagim tjetër kundër Kryemadhit: LSI dhe Erioni si buka dhe gjalpi; të bëra për njëra-tjetrën

Reagim tjetër kundër Kryemadhit: LSI dhe Erioni si buka dhe gjalpi;

Deklaratat e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi në emisionin ‘Zonë e Lirë’, ku u shpreh se ‘nuk mund të thuash që nuk ka punuar Erion Veliaj, por duhet shumë më shumë. Veliaj, me këta kriminelët, nuk përfshihet’, janë komentuar nga ish-deputeti i PS, Andis Harasani.

Duke përdorur ironinë, Harasani pohon se LSI dhe Velaij janë të bëra për njëra-tjetrën. “Me kaq shume sa punon Erjoni dhe me gjithe keto halle qe i jep PS dita kur Erjoni do drejtoje LSI eshte e afert. LSI dhe Erjoni jane si buka dhe gjalpi. Te bera per njera tjetren”, shkruan Harasani në ‘Facebook;.

Për të balancuar disi valën e kritikave ndaj Kryemadhit, reagoi kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, që e quajti kryebashkiakun si mjehstër të propagandës.

Të fundit