Flash News

E-TJERA

Reagime Champions/Mateus: Bayerni favorit  

Reagime Champions/Mateus: Bayerni favorit  

Vijë reagimet e para nga lojtarët , ish-lojtarët e skuafrave çerekfinaliste  pas shortit të  të hedhur në Nion të Zvicrës.

Karlo Ançeloti, trajneri aktual i Bajernit dhe ish-trajner i Realit: "Ndeshja kundër Realit do të jetë e veçantë për mua. Do jetë emocionuese të luaj kundër tyre. Kemi shumë besim dhe duam të fitojmë Ligën e Kampioneve këtë sezon. Mendoj se jemi në gjendje ta mposhtim Realin e Madridit, edhe pse ata kanë një skuadër dhe trajner fantastik."

Lotar Mateus, ish-sulmues i Bajernit: “Mendoj se katër skuadrat më të mira luajnë kundër njëra-tjetrës. Bajerni kundër Realit dhe Juventusi kundër Barcelonës – tifozët e futbollit mezi i presin këto ndeshje të mrekullueshme. Karlo Ançeloti ka të drejtë kur thotë se nuk ka shumë të fshehta midis Bajernit dhe Realit. E shoh Bajernin paksa më favorit, pasi më dukem më kompaktë”.

Vadim Vasiliev, zëvendëspresident i Monakos: “Është short i mirë. Sikurse ne, edhe Dortmundi luan futboll sulmues. Kam dëgjuar shumë për stadiumin dhe tifozët e tyre”.

Pavel Nedved, zëvendëspresident i Juventusit: "Kundër Barcelonës është një përballje magjepsëse. Ata janë një nga skuadrat më të famshme në botë dhe ne duhet të përqendrohemi tek e tashmja, me bindjen se jemi ekip shumë i fortë dhe mund të përballemi. Mendoj se Juve është përmirësuar shumë që nga finalja e humbur në 2015-n. Kjo skuadër mund të luajë pa frikë ndaj Barcelonës. Nuk besoj se ta luash brenda apo jashtë ndeshjen e parë përbën ndonjë avantazh në këto nivele. Duhet të jesh në maksimum për 180 minuta apo më shumë”.

Të fundit