Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Reagime nga ish-deputetët: Drejtori u shkarkua tre ditë më parë. Rama dhe Lleshaj në panik nga presioni i qytetarëve
Dy ish-deputëtët e opozitës, Ervin Salianji i PD-së dhe Endrit Braimllari kanë akuzuar ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj se po mashtron opinionin publik lidhur me shkarkimin e drejtorit të Policisë së Tiranës, Kastrioti Skënderaj. Sipas Salianjit, Skënderaj është shkarkuar tre ditë më parë por presioni i opinionit public për sjelljen e policisë te ‘Petro Nini’ po i bën të reagojnë në panik dhe të bëhen qesharakë
"Pasi i përdorin pa mëshirë kundër popullit të tyre, Rama dhe Lleshaj po largojnë drejtorët e policive në përpjekje pêr të pastruar imazhin e tyre si politikanët më të urryer! Policia u përplas 6 orë më gra dhe fëmijë të pambrojtur në hall, me urdhër të Sandër Lleshajt, me dijëninë dhe me miratimin e tij dhe të kryeministrit. Tani është shumë vonë që të shfaqet i pafajshëm dhe të lajë duart si Ponc Pilati.
Presioni i opinionit publik po i bën të reagojnë në panik dhe të bëhen qesharakë. Policët e dinë se Drejtori i Tiranës është larguar tre ditë më parë nga detyra. Rama dhe Lleshaj e kanë vulosur fatin e çdo polici në këtë shtet. Ata po i përdorin në mënyrë të paligjshme prej tyre dhe, në momentin kur prishin punë, do i flakin si limona të shtrydhur. Këtë ka bërë Rama me paraardhësit e tyre, këtë ka bërë edhe me gjyqtarët dhe prokurorët. Të gjithë të përdorur për pushtetin personal të Ramës!", sqaron Salianji.
Për Braimllarin, Edi Rama nëpërmjet Sander Lleshit po kthen Policine e Shtetit ne repart ushtarak. Sander Lleshi mashtron opinionin publik. Drejtori i Policise Qarku Tirane nuk eshte shkarkuar per ngjarjen e sotme por dite me pare. Edi Rama nepermjet Sander Lleshit po kthen Policine e Shtetit ne repart ushtarak. Sipas logjikes se Sandrit pse nuk u largua Sandri kur perdori gaz helmues dhe taktika ushtarake ne protestat paqesore qytetare?! Pse nuk u largua kur te infiltruar te Policise provokonin hapur qytetaret?", perfundon ish-deputeti i LSI-se.