Flash News

KRYESORE

Reagimi i Ditmir Bushatit për dënimin e Mlladiç: U deshën 20 vite për drejtësi, ky është një “çlirim”

Pas vendimit të Gjykatës së Hagës për komandantin e forcave serbe të Bosnjes Ratko Mlladiç me masën e dënimit “burgim i përjetshëm” ka reaguar ministri i për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.

Përmes një statusi në “Facebook” Bushati u shpreh se ky është një ‘çlirim’ dhe një drejtësi e cila vonoi 20 vite por padyshim ka shumë rëndësi.

“Vendimi i Hagës për nënat, gratë, motrat dhe bijat e 8 mijë burrave. U deshën 20 vjet që drejtësia të vihet në vend. Ky është një "çlirim", sado i vogël krahasuar me dhimbjen e shkaktuar në #Srebrenicë”, - shkruan Bushati.

Të fundit