Flash News

KRYESORE

Reagimi i Dritan Shanos për listat: disave prej nesh u ra 'e vështira', jo 'zgjedhja'

Reagimi i Dritan Shanos për listat: disave prej nesh u ra 'e

Dritan Shano, koordinator i PD, dhe një prej atyre që konsideroheshin si 'afrime të Bashës', ka reaguar sot herët në lidhje me listat e kandidatëve për deputetë. Në të cilat nuk gjendje emri i tij. Duke ironizuar pak me deklaratën e Bashës, sipas së cilës ai ishte detyruar të bënte zgjedhje të vështira, Shano thotë se disave u ra 'e vështita' e disa të tjerëve 'zgjedhja'.

Postimi i plotë i Shanos:

#prejanirrugëbudallait Dje PD bëri listën e vet të deputetëve. Kryetari Basha, pas mesnate, tha se ishte krenar për këtë listë. Tha se kishte qenë i detyruar te bënte "Zgjedhje të Vështira". Është e qartë se disave nga ne u ra "Zgjedhja", dhe disave u ra e "Vështira". Sot fillon fushata, dhe ne na duhet të japim kontributin që PD të mund të fitojë në zgjedhjet e 25 Qershorit. T'i lemë fjalët për pak më vonë, ose për fare. Shihemi pasdite.

Të fundit