Flash News

KRYESORE

Reagimi i Ambasadës Italiane: Rrini larg qendrave të votimit, pritet situatë e tensionuar

Menjëherë pas Ambasadës Amerikane ka reaguar edhe ajo Italiane.

Ambasada e vendit fqinj paralajmëron se në datën 30 qershor do të ketë momente tensioni pranë qendrave të votimit. Ajo i paralajmëron shtetasit e sa t’u rrinë larg këtyre ambienteve.

“Me rastin e zgjedhjeve të kontestuara vendore, të planifikuara për më 30 qershor, lajmërojmë se mund të regjistrohen momente tensioni pranë qendrave të votimit, në veçanti por jo ekskluzivisht në veri të vendit.

Rekomandojmë të evitohet frekuentimi në këto zona, ambjentet që do të shërbejnë si qendra votimi etj. Është sugjeruar përgjithësisht për të përdorur maturi maksimale në lëvizje. Ambasada e Italisë vazhdimisht monitoron situatën prandaj rekomandohet të ndiqni përditësimet gjithashtu nëpërmjet rrjeteve sociale.” -shkruhet në njoftimin e ambasadës italiane, në të cilën janë publikuar edhe numrat e telefonit.

Të fundit