Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Reagimi i artistëve për Teatrin: Mund të ketë zjarre ‘aksidentale’, por kujdes mos djegin ndonjë banesë në Surrel
Lajmi gjatë paradites së sotme se disa njerëz nga Ministria e Kulturës po zbraznin materialet e fundit nga Teatri Kombëtar, ka sjellë reagimin e menjëhershëm të artistëve që kanë gati dy vjet që protestojnë kundër prishjes së Teatrit.
Regjizori Robert Budina ka qenë i pari që ka reaguar, duke e konsideruar këtë akt si një paralajmërim për shembjen e Teatrit.
“Duan të vjedhin truallin dhe Teatrin Kombëtar për të pastruar paratë e pista. Por le ta ndërmarrin këtë hap dhe do ta shohin reagimin që do të marrin, ne do të jemi këtu.Dikush tha që ky urdhër ka ardhur nga ministria por nuk kemi parë një document për këtë gjë. Është kthyer dy herë nga Presidenti i Republikës ky ligj që në mënyrë më kriminale dhe mafioze po tenton të shemb Teatrin. Kjo hipokrizi në këtë vend në këtë formë duhet të marri fund dhe qytetarët e Tiranës duhet të reagojnë dhe t’i japin përgjigje”, tha Budina për Fax News.
Aktorja Adriana Tolka u shpreh se janë gati të përplasen edhe fizikisht për të mbrojtur Teatrin.
“Unë personalisht sa më tepër këembëngulin ata, aq më tepër më shtohet urrejtja për këtë akt që po ndëermerr qeveria. Është koha të veprojmë, ata me plane konkrete ne me reagime konkrete. Mund të bëjmë gjithçka, e kemi thënë edhe më parë, do të përplasemi trup me trup me ta”, tha aktorja.
Budina shtoi se ky është një provokim dhe që është e ndaluar për median të marrë pamje brenda godinës.
Regjisori Kastriot Çipa, tha se nuk ka asnjë formë ligjore që e mbështet procesin e shembjes së Teatrit deri në Shtator, për shkak të mbylljes së sesionit parlamentar.
Gjithashtu, ai paralajmëroi se Teatri mund të preket nga ndonjë “zjarr aksidental”, për të cilin Çipi tha se zjarrvënësit duhet të tregojnë kujdes, pasi mund t’ju digjet edhe ndonjë banesë në Surrel.
“Shembja nuk mund të ndodh deri në Shtator, por mund të ketë një “zjarr aksidentental;” siç ndodh shpesh për zhvillimin e biznesit. Por zjarrvënësit duhet të dinë se nëse bie zjarr aksidentalisht në Teatër, mund të bie gjithandej edhe në ndonjë shtëpi në Surrel. Përvoja tregon se zjarri bie aty ku nuk ka njerëz që punojnë, kështu ka ndodhur edhe në disa qytete të tjera, kështu mund të ndodhi edhe me Teatrin Kombëtar”, tha Çipi.